Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, ku një grua 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes pasditen e të shtunës.
Familjarët e të resë hedhin pretendime në drejtim të stafit në spital, që sipas tyre kanë bërë mjekim të pakujdesshëm. Burimet saktësojnë se kanë nisur hetimet tashmë për mjekët që e kanë ndjekur 30-vjeçaren, ndërkohë që gjendja e fëmijës është e mirë.
Nuk dihet nëse e reja ka pasur komplikacione të mëparshme.



