Arrestohet nga uniformat blu shtetasi Altin Mera, i cili së bashku me të vëllanë e tij, ekzekutuan gjatë ditës së djeshme komshiun e tyre Xhetan Konesha, në Dibër.
Muhamet dhe Altin Mera hapën zjarr ndaj Koneshës me automatik, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruan armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa vëllai tjetër Altini u fsheh në pyll.
Banorët e zonës pohuan për gazetarin Enver Doçi bënë me dije se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit. ‘Mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës.