Lirimi i mjekut Edvin Prifti, SPAK rekurs vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit

Lirimi i mjekut Edvin Prifti, SPAK rekurs vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila liroi mjekun kardiolog, Edvin Prifti.



Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar kërkesën që SPAK i bën Gjykatës së Lartë që ta rikthejë mjekun në burg. Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë më 2 mars, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ duke iu caktuar masa ‘arrest shtëpie’.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para. Sakaq, në një intervistë për “News 24”, Prifti pak para se të arrestohej deklaroi se paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe shtoi se ato janë të bashkëshortes të përfituara nga një kontratë shit-blerje me të motrën.