Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 22ºC në 39°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 40°C. Era do të fryjë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat…
Author: almakos
Afan Elezi nga Alternativa i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke folur për lojalitetin e shtetit në raport me qytetarët, ai tha se ne si shqiptarë nuk mund ta ndjejmë dhe ta përjetojmë këtë shtet njësoj si maqedonasit, përderisa ky shtet me simbole dhe me përcaktorin “makedonski”. Ai theksoi se shteti nuk është luajal me shqiptarët edhe kur vjen puna te drejtësia apo te ekonomia e vendit. – Advertisements – Ne nuk e kemi problem lojalitetin në kuptimi të sigurisë. Megjithatë nuk mund ta ndjejmë dhe ta përjetojmë këtë shtet njësoj si maqedonasit. Përderisa ky shtet me simbole…
“Armatoset Haradinaj, video tronditëse po përhapet në Internet!” Me këtë titull është hapur media serbe “Alo!”, e cila pretendon se Haradinaj ka qenë i armatosur teksa ka vizituar krahinën e Shalës, në kufi me Serbinë. Një ditë më parë, ish-kryeministri i Kosovës, publikoi një video në rrjete sociale, ku shihej i veshur i gjithi me të zeza, nga veshja tek syzet e kapuçi. Haradinaj në video, e cilësoi zonën si më të bukurën e Kosovës, ndërsa shtoi, se pak më tutje janë dhe disa fshatra të banuara nga serbët. Por kjo shëtitje e ish-kryeministrit, nuk është parë me sy të mirë…
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në një Manastir, ku një prift sulmoi me acid 7 metropolitanë dhe rojën e këtij vendi. Bëhet fjalë për priftin Theofylaktos Kombos. Ka qenë një prej banoreve të fshatit Agia Varvara, Frosso Pagouni, e cila ka rrëfyer më shumë në lidhje me autorin e ngjarjes. Sipas saj, ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin strehuar priftin gjatë kohës që po ndërtohej shtëpia e tij pranë kishës, ndërsa theksoi se ai kishte probleme psikologjike. Mes të tjerash zonja pohoi se prifti gjatë kohës që kishte qëndruar për rreth…
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në “Facebook”, shkruan se kryeministri Edi Rama, e ka trajtuar Reformën në Drejtësi me moton “të kapim drejtësinë me çdo kusht”. Postimi i Petrit Vasilit: Te vertetat e hidhura te Reformes ne Drejtesi! Me shume te drejte z.Elez Biberaj Drejtor i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine, qe ne prill te vitit 2019 thoshte se: “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i…
15 muaj pas mbylljes spitali infektiv di të rihapet sërish në një tjetër strukturë spitalore brenda QSUT. Burime për News 24 dhe BalkanWeb bëjnë me dije se spitali i vetëm terciar në vend do të vendoset në ambientet e ish-spitalit Covid 3 dhe do të jetë funksional nga dita e hënë dhe në vijim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se spitali i vetëm Covid i vendosur në godinën historike të Infektivit do të vijojë të mbahet i hapur për rastet e urgjencave dhe shtrimeve covid pa një datë të përcaktuar. Ndërkohë pritet reduktim i ndjeshëm i stafit në spitalin…
Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian varet vetëm nga avancimi i negociatave me Bullgarinë, deklaroi Presidenti bullgar Rumen Radev nga samiti i shefave të BE-së në Bruksel. Ai tha se Sofja nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave për Shkupin deri sa nuk arrihen rezultate konkrete. Samiti vazhdon të premten kur edhe do të jepen konkluzionet. – Advertisements – “Nuk do të lejojmë që të na lidhen duart me lobim dhe me presion politik dhe mediatik. Nuk do të them “po” para se të shohim mekanizëm të qëndrueshëm për shkuljen e tregimit të shtrembëruar…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçic do të mbajë një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mësohet se videokonferenca do të mbahet më 29 qershor. Po ashtu mësohet edhe tema e diskutimit mes liderëve, ku fokusi është ‘Shengeni Ballkanik’. Por pavarësisht ftesës, Kosova ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë takim. Kujtojmë se Kosova ka refuzuar të gjitha takimet që lidhen me ‘Shengenin Ballkanik’.
Zgjedhja e një universiteti të mirë, që ofron mundësi studimi me programe bashkëkohore dhe pedagogë të motivuar. Kjo i mundon këto ditë të rinjtë që mendojnë se ku do të hyjnë për herë të parë në auditorët e fakulteteve. Universiteti “Luarasi” është përgjigjja që ata kërkojnë. Universiteti “Luarasi” mirëpriti maturantë nga disa gjimnaze të Tiranës në një aktivitet përmbyllës pas një serie takimesh me maturantë nëpër rrethe ku u përcollën programet që ofron universiteti “Luarasi” dhe mbi të gjitha mundësitë në formimin e tyre akademik. Tashmë një nga ambiciet dhe projektet më të mëdha të universitetit “Luarasi” është bërë realitet.…
Bazuar në përvojat e dhjetë vendeve, do të hartohet një propozim ligj për legalizimin e kanabisit për përdorim personal dhe mjekësor. Doktorë- toksikologë, pediatër, studentë të Fakultetit të Farmacisë, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë në takimin e fundit ranë dakord për të analizuar praktikën e Portugalisë, Holandës, Republikës Çeke, Spanjës, Kanadasë, Kolorados, Kalifornisë, Izraelit, Kroacisë dhe Shqipërisë. Nga të gjitha këto vende do të mblidhen Informacione mbi dispozitat ligjore, numri i përdoruesve të kanabisit, numri i të burgosurve për vepra të lidhura me kanabis; numri i vdekjeve, programet e socializimit, përfitimet ekonomike dhe numri i…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 171. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes. “Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280”, thuhet në njoftim. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës. Deri më sot 25.158 qytetarë…
Një makinë ka marrë flak në një garazh në Fier. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘1 Maj’. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në një pallat të banuar me qytetar. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen dy automjete të shërbimit të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk dihen motivet e flakëve e nese zjarri ka qene aksidental apo jo. I gjithë parkimi është përfshirë nga tymi. Po evakuohen banore te kateve të para të pallatit. Mësohet se kane marre flake edhe disa goma që ndodhen brenda parkimit.

