Bazuar në përvojat e dhjetë vendeve, do të hartohet një propozim ligj për legalizimin e kanabisit për përdorim personal dhe mjekësor. Doktorë- toksikologë, pediatër, studentë të Fakultetit të Farmacisë, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë në takimin e fundit ranë dakord për të analizuar praktikën e Portugalisë, Holandës, Republikës Çeke, Spanjës, Kanadasë, Kolorados, Kalifornisë, Izraelit, Kroacisë dhe Shqipërisë. Nga të gjitha këto vende do të mblidhen Informacione mbi dispozitat ligjore, numri i përdoruesve të kanabisit, numri i të burgosurve për vepra të lidhura me kanabis; numri i vdekjeve, programet e socializimit, përfitimet ekonomike dhe numri i të punësuarve në sektorin e kanabisit.
– Advertisements –
Janaki Mitrovski nga organizata joqeveritare “Bilka” thotë se është mirë që ka vullnet për ndryshime, por se gjërat po lëvizin shumë ngadalë.
“Me ndryshimet e ligjit për narkotikë me të cilin u lejua legalizimi i kanabisit mjekësor që u bë më mars të vitit 2016, sot jemi qershor 2021, ndërsa puna nuk ka lëvizur nga vendi. Nga cilido aspekt, as ndryshimet ligjore, është fakt se nuk i realizuan qëllimet kryesore. Ajo që ua marr për të madhe të tre ministrave të shëndetësisë që ishin prej atëherë e deri tani, tani të mos i emëroj, nga të dyja qeveritë, edhe nga VMRO edhe nga LSDM tani, është se kanë bërë shumë fjalë, ndërsa shumë pak punë në terren”.
Nga Qeveria nuk saktësojnë kur mund të pritet propozim- ligji të finalizohet dhe lënë që zgjidhjen ta propozojë grupi i punës.
Qeveria
“Nga grupi i punës pritet propozim ndryshimet ligjore të përgatiten përmes një procesi të plotë inkluziv të konsultimit me të gjithë palët e përfshira dhe të interesuara. Zgjidhjet e inkorporuara që i përmbajnë ligjet duhet të bazohen mbi standardet ndërkombëtare dhe përvojat komparative të modeleve në vende të ndryshme të rajonit, Evropës dhe botës lidhur me statutin e përdorimit të kanabisit”.
Grupi i punës i përcaktoi edhe termat dekriminalizim, legalizim dhe depenalizim – terma që nënkuptojnë eliminimin e krimeve në lidhje me përdorimin e kanabisit dhe mbajtjen e kanabisit për përdorim personal, si dhe rregullimin e rrethanave në të cilat përdorimi i kanabisit nuk do të konsiderohet i dënueshëm. Për zgjidhjen e re ligjore, tre ligje do të duhet të ndryshohen: Kodi Penal, Ligji për Kontrollin e Barnave Narkotike dhe Ligji për Kundërvajtjet kundër Rendit Publik.
Igor Stefnovski