Ermal Meta, këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare në Itali, ka zgjedhur që koncertin e tij të parë pas pandemisë, ta mbajë në 26 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Lajmin e shumëpritur për të gjithë e dha përmes një bisede online me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vetë artisti kaq i dashur në dy anët e Adriatikut. “Koncerti është në datën 26 Korrik. Është koncerti i parë që do bëj për këtë vit, por edhe pas pandemisë. Do e bëj në stadiumin e Tiranës me ndihmën tuaj dhe me falënderime nga ana ime,” u shpreh ndër të…
Author: almakos
Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht 6 persona, pasi janë konstatuar se vinin baste sportive përmes telefonave. Policia njofton se mes të proceduarve janë edhe pronarë biznesesh. Akuzat që rendojnë mbi të proceduarit janë “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Të proceduarit janë: Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive; R.C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga…
Një 53-vjeçar është arrestuar në Maliq të Korçës pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm në Shqipëri kundrejt shpërblimit. Ai u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE, por Policia arriti ta kapë në afërsi të fshatit Gurishtë. Ndërkohë është arrestuar dhe një tjetër 17-vjeçar i cili u kap duke thyer masën e arrestit të shtëpisë pasi ishte arrestuar po për trafikim klandestinësh. NJOFTIMI NGA POLICIA Qarku Korçë Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit, vihet në pranga 53-vjeçari. Arrestohet edhe 1 shtetas tjetër, i cili theu masën e sigurisë “Arrest…
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Shaban Memeti, në një konferencë për shtyp me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se situata epidemiologjike me virusin korona është stabile, biles kemi një rënie të infektimeve po ashtu edhe të vdekjeve në vend. Memeti nga ana tjetër tha se përpos kësaj, duhet të respektohen ende masat. Sipas Memetit në uljen e rasteve ka ndikuar edhe vaksinimin masiv që po kryhet në vend dhe rajon. – Advertisements –
Albert Taullau, vëllai i Saimir Taullaut ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës në Lushnje. 58-vjeçarit dy vite më parë iu bë atentat me tritol po në banesë, por arriti të shpëtojë. Ndërkohë familja Taullau njihet për rivalitetin me bandën e Aldo Bares, pasi njëri vlla Baki Taullau iu vra në atentat në 2005 kurse Saimir Taullau gjithashtu u plagos në vitin 2018. Vitin e kaluar Saimir Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut me qëllim ekstradimin në Zvicër ku isht dënuar me 4 vite burg për trafik droge. Ndërkohë disa javë më…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një konferencë për shtyp pohoi se të gjithë qytetarët që janë regjistruar për t’u vaksinuar në sistem do të vaksinohen. Ai pohoi se vaksina ka mjaftueshëm dhe do të mbërrijnë edhe të tjera gjatë ditëve në vazhdim, prandaj në javët që vijnë do të ketë një rritje të të vaksinuarve. – Advertisements –
Avokatja Adriana Kalaja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë procedurat për marrjen e vendimit për padinë e Metës për Teatrin Kombëtar. Kalaja thotë se qeveria e Bashkia nuk e konsiderojnë fare GJykatën Kushtetuese, pasi në vend të presin vendimin po vijojnë me procedurat për ndërtimin e Teatrit të Ri. Në fakt një akt normativ do të kalojë në Kuvend për Teatrin, kurse avokatja sqaron se ky është një injorim dhe presion i qartë ndaj Gjykatës Kushtetues. Ndërkohë ajo ka bërë thirrje të veçantë për ambasadoren amerikane, Yuri Kim për t’u prononcuar e bërë presion për këtë çështje në mënyrë…
Avokati i Popullit Naser Zyberi në një dalje për mediat bëri të ditur se gjatë vitit 2020, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer 25 vizita të paparalajmëruara në burgje, ente përmirësuese ndëshkuese, stacione policore dhe në qendrat për ndalim të personave pa status të rregulluar migrantët dhe kërkuesit e azilit. Ai shtoi se këto vizita i ka bërë me qëllimin që të informohet me kushtet e personave sidomos që janë të privuar nga liria për shkak të përdorimit të drogave. – Advertisements – “Gjatë vitit 2020 kam realizuar 25 vizita të paparalajmëruara në burgje dhe stacione policore. Vizitat kanë…
9Janë identifikuar 4 viktimat dhe 3 të plagosurit e e aksidentit tragjik në Fier-Vlorë. Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi janë viktimat e së njëjtës familje që po udhëtonin me automjetin ‘’Toyota’’. Ndërkohë në spital të plagosur janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi të cilit udhëtonin me automjetin ‘’Audi’’ që përplasi nga mbrapa automjetin e familjes Gushi.
Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se tamponin PCR mund ta bëjnë edhe në aeroportin e Rinasit para udhëtimit. Ndërkohë testi antigen nuk kryhet në aeroport. Disa vende të BE kanë hequr kufizimet për Shqipërinë dhe duke zbatuar masat qytetarët e vendit tonë mund të udhëtojnë me avion nga Rinasi. NJOFTIMI NGA TIA Në vëmendje të pasagjerëve që janë të interesuar për të kryer tamponin PCR para udhëtimit, risjellim në kujdesin e vëmendjes suaj, që tamponi PCR mund të kryhet në aeroport dhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, testi tjetër nuk kryhet në aeroport. Ju falenderojmë…
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Policia ka bërë të ditur se 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore. Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”. Si pasojë e aksidentit,…
Suedia sot hoqi kufizimet për udhëtarët nga Maqedonia të cilët mund të hyjnë zyrtarisht në vend me një test negativ PCR, si dhe një certifikatë të vaksinimit ose dëshmi se kanë kaluar koronavirusin. – Advertisements – “Nga 24 qershori, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për Serbinë, Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Makao, Hong Kong dhe Tajvanin”, deklaruan qeveria suedeze.Udhëtarët këshillohen që gjithmonë të konsultohen me ambasadën dhe të informohen plotësisht për rregullat e zbatueshme për vendin e origjinës. Suedia njeh një test negativ antigjeni ose PCR, një certifikatë vaksinimi ose dëshmi se e keni kaluar koronavirusin.

