Avokati i Popullit Naser Zyberi në një dalje për mediat bëri të ditur se gjatë vitit 2020, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer 25 vizita të paparalajmëruara në burgje, ente përmirësuese ndëshkuese, stacione policore dhe në qendrat për ndalim të personave pa status të rregulluar migrantët dhe kërkuesit e azilit. Ai shtoi se këto vizita i ka bërë me qëllimin që të informohet me kushtet e personave sidomos që janë të privuar nga liria për shkak të përdorimit të drogave.
– Advertisements –
“Gjatë vitit 2020 kam realizuar 25 vizita të paparalajmëruara në burgje dhe stacione policore. Vizitat kanë qenë tematike. Edhe atë burgjet kanë qenë objekt ose observim për trajtimin e personave në varësi të drogave nga ana e institucioneve. Si trajtohen këto persona të privuar nga liria. Konstatimet janë alarmante dhe flasin se personat që janë të varur nga shfrytëzimi i drogave nuk e kanë trajtimin e duhur nga shteti. Situata më brengosëse është në burgun e Kumanovës. Në të cilin është konstatuar se mbi 1/3 të vendosur në këtë burg dhe gati 60% që janë në paraburgim janë persona me pasoja nga përdorimi i drogave. Nga bisedat e zhvilluara me këta persona është konstatuar se institucioni nuk disponon as me kuadër adekuat por as me terapi të duhur. Është konstatuar se te një numër i madh i këtyre personave nuk jepet terapi adekuate dhe shpesh herë vjen në situatë që të kenë kriza”, u shpreh Avokati i Popullit, Naser Zyberi.



