Nga Piro Ahmetaj
“Deklarata kontroverse” e Presidentit Zelensky gjatë vizitës në Beograd: “Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës si dhe respekton integritetin territorial të Serbisë” vijon të dominojë median si dhe debatin diplomatik dhe publik në Tiranë, Prishtinë, vendet e Ballkanit, BE, etj.
Përtej sensitivitetit dhe revoltës patriotike, këtë deklaratë si dhe qëndrimet që e pasuan, i kam analizuar me përgjegjësi të shtuar, edhe pse kam vetë-zgjedhur që gjithsesi të mos “i bashkohem tragjikomedisë folklorike” ndaj interesimit të mediave jo vetëm brenda vendit.
Por, për asnjë arsye nuk do të doja që ky opinion të merret si debat me Presidentin që ka udhëhequr drejt fitores kombin e tij martir në mbi 1550 ditë/netë luftime të përgjakshme. Thënë këtë, në formatin e “një replike të imponuar më shumë me Komedianin se sa me Presidentin”, po adresoj disa kundërshti strategjike rreth peshës si dhe mesazhe gjeopolitike që mbart kjo deklaratë:
Pikësëpari, nënvizoj fort se ndërsa Ukraina ka vetëm 1 votë (05 %) ndër 193 shtetet e OKB-së, kjo deklaratë ka ZERO peshë në realitetin dhe ardhmërinë gjeopolitike të Kosovës! Gjithsesi e gjej tërësisht jashtë realitetit, të padobishme dhe disproporcionale, pasi nga çdo anë ta shohësh (360 gradë) nuk gjej dhe nuk ka ASNJË ngjashmëri midis p.sh Krimesë së pushtuar brutalisht nga Rusia në 2014 dhe Kosovës të çliruar nga lufta heroike e Kosovarëve, si dhe fuqia ushtarake e SHBA/NATO/UK. Ndërkohë për Krimenë, nga 193 shtete, përveç pushtuesit/Rusisë, nuk e ka njohur ende asnjë nga 192 shtetet e tjera të OKB-së.
Për edhe më qartë, një deklaratë tërësisht jashtë realitetit, për të mos thënë komike, pasi ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 2010 e konfirmoi shpalljen e pavarësisë; Kosova është shtet sovran i njohur nga 121 vende të OKB-së, përfshi të NATO/BE: “përveç 4 shteteve, si Greqi, Spanjë, Sllovaki dhe Spanjë, kryesisht për të kontrollua ekstremistët në luftën për pushtet”. Për më tepër, këtë deklaratë e gjej disproporcionale me solidaritetin mbarë-kombëtar, mbështetjen e pakushtëzuar të rezolutave kundër Rusisë në KS/OKB, projektet dhe angazhimet e NATO-s, si dhe kontributet më shumë se modeste që RSh i ka dhënë Ukrainës, përgjatë 4 vjet e gjysmë luftime përballje me makinerinë kriminale të Rusisë.
Dhe për ta përmbyllur këtë rubrikë, do duhet të përmendim me mirënjohje peshën kritike të SHBA për çlirimin e Kosovës. Po ashtu, prezencën në bazën e Bondsteel, kontributin për të rritur njohjet e Kosovës (p.sh nga Izraeli, nën kujdesin e Trump-1), si dhe mbështetjen për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (përfshi 246 raketa Javelin = 75 milion $”). Po ashtu brenda 20 muajve të Presidencës Trump-2, mbështetur në “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së”, në Senat janë shqyrtuar dy rezoluta për: “Anëtarësimin në NATO, pikërisht për shkak të peshës që mbart Kosova për të mbrojtur supremacinë ndaj Rusisë dhe Kinës, si dhe për të zhvilluar interesat gjeopolitike Amerikane në Rajon”.
Përveçse tërësisht jashtë realitetit, këtë deklaratë e gjej edhe kontroverse me qëndrimet dhe kontributet e Ukrainës në Kosovë. Si shembull permendim se në qershor 1999, krahas 50 mijë trupave nga 30 vende (18 NATO dhe 12 partnerë), 1300 ushtarak ukrainas, bashkë me forcat e KFOR dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, u dislokuan në terren, në rast të një dalldie Serbe (nxitur nga Rusia) ndaj integritetit territorial të Kosovës, si dhe kundër prezencës së USA/NATO.
Ndaj këtë deklaratë e gjej qartësisht edhe kundër interesave Amerikane (që per të mbeshtetur ushtarakisht Ukrainën ka shpenzuar me shume se 200 milard $), por çuditërisht e gjej edhe kundër interesave të vetë Ukrainës! Kjo pasi të respektosh oshilacionet e Serbisë ndaj kufijve territorialë të Kosovës, njëkohësisht mbështet ambicjet, axhendën dhe interesat gjeopolitike të Rusisë në Rajon. Kështu, kjo qasje, kundër parimeve të përbotshme që: “miku i armikut (në këtë rast Rusia), është njëkohësisht armik edhe i Ukrainës”. Për të provuar këtë, kujtojmë që Serbia ka votuar kundër sanksioneve të vendosura nga USA/UN/BE dhe konfiskimin e Aseteve Ruse (mbi 300 miliardë €); nga fillimi i luftës neonaziste, mijëra mercenarë serbë (zero nga RSh/Kosova) kanë qenë pjesë e makinerisë së krimit kundër popullit Ukrainas. Ndërsa përkundër thirrjes së SHBA/NATO/BE për të mos marrë pjesë në paradën e Moskës, z.Vuçiç shkoi në Kremlin: “për të festuar me ushtrinë e Putinit, që vret përditë njerëz të pafajshëm në Ukrainë”! Prandaj, e gjej edhe naive ose nostalgji për ri-kthimin e shkëlqimit të Tij në aktrimin te komedia “në shërbim të popullit”, çka i shërben vetëm axhendës së radikalëve në Beograd, Moskë dhe jo vetëm.
Pikësëdyti, në kontekstin e deklaratës, doja të sillja në vëmendje gjenocidin me 150 mijë kosovarë, boshnjakë, kroatë, sllovenë, M-V, malazezë, të vrarë barbarisht nga makineria kriminale e Millosheviçit nga 1991 deri 1999. Por, mbas 26 vitesh, ende pa kërkuar as falje, sipas strategjistit të mirënjohur Anglez (jo shqiptar) J. Bugajski: “Serbia mbetet aleati strategjik si dhe vegël qorre e Rusisë për të nisur një luftë gjakatare me Ballkan”. Ndërkohë që falë fuqisë së pakonkurueshme dhe mbështetjes së USA: “Serbia, qoftë edhe me mbështetjen e Rusisë – Putiniste e ka tërësisht të pamundur, të nisë një përleshje ushtarake mes vendeve fqinje, 3 nga të cilat (R.Sh, M-V, Mal i ZI) janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova me mbështetjen e USA ēshtë shumë pranë ftesës së anëtarësimit”.
Ndërkohë që Serbia nuk kërcënohet nga askush, SHBA/NATO, kanë përsëritur thirrjet ndaj Beogradit zyrtsr: “të mos harxhojë kot së koti mbi 3 miliarda € në vit për t’u armatosur deri në dhëmbë (kryesisht nga Rusia, Kina,) me tanke, Mig-29, helikopterë, raketa, përfshi kontrata 1.63 miliardë €, për sisteme dhe dronë të gjeneratës së fundit nga Izraeli, pra: “të mos kërcënojë si shtet terrorist devijimin e burimeve natyrore mes dy shteteve sovrane (Kosovë/Serbi), si dhe t’i rikthehet pa kushte negociatave, masave të mirëbesimit reciprok si dhe axhendës së integrimit euroatlantik”!
Për ta përmbyllur, përtej sencitiviteteve patriotike dhe zhgënjimit që mbart kjo deklaratë [përfshi autorin që ka publikuar (në rajon, Washington, Bruksel, etj) me dhjetra vlerësime strategjike mbi përballjen stoike të ukrainasve] do duhet që RSh të vijojë mbështetjen e të projekteve të USA/NATO-s dhe kontributet deri në çlirimin e territoreve (-20 %) të pushtuara nga Rusia (përfshi Krimenë), si dhe rivendosjen e sovranitetit territorial dhe shtetëror në të gjithë Ukrainën. (Kjo fitore, mbart interesa të shtuara edhe për RSh/Kosovën).
Nga ana tjetër: “kolapsi politiko- ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar, që e pret Rusinë-Putiniste mbas humbjes turpëruese të luftës në Ukrainë, etj mbeten rrethana (por jo dhurata) të favorshme në dobi të faktorizimit të RSh/Kosovës në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha, si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat gjeopolitike, fatmirësisht të ndërthurura në ato Amerikane në Rajon, Mesdhe, etj.”!
Përtej kësaj deklarate, praktikisht pa peshë, por duke konsideruar mësimin e hidhur nga gjysmimi që iu imponua “Shqipërisë Natyrale” nga pafuqia e Saj ushtarake në Konferencën e Versajës (1918), do t’i ri-këshilloja publikisht dhe vëllazërisht (me përulje, nëse do të ishte e dobishme) faktorët dhe aktorët në Tiranë dhe Prishtinë: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore për t’i dhënë jetë Platformës 2-Shtete sovrane, 1-Komb i vetëm”, duke konfirmuar në Washington, Bruksel, etj, se: “edhe pse e vonuar, kjo qasje nuk kërcënon asnjë vend, përfshi Serbinë, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë dhe Integrimin Euroatlantik të vendeve të rajonit”. Ndërsa si nisje, do duhet të ndalet konkurenca për “mëvetësi absurde” (made in Kosovo ose made in Albania), dhe duke filluar ASAB me dy projekte të përbashkëta, njëherësh shëmbullore: (1) për Emergjencat Civile dhe prokurimet për blerjen e avionëve zjarrfikës, si dhe (2) zhvillimin e industrisë ushtarake, posaçërisht për prodhimin e armatimeve, municioneve, sistemeve, dronëve luftarakë, etj.
* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO!



