Author: almakos

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja panë nga afër procesin e vaksinimit që po vijon të kryhet në mjediset e Teatrit Skampa. Sipas Ballës, vaksinimet në sheshe tashmë nuk mund të kryhen për shkak të temperaturave të larta, por veç qendrave shëndetësore, çdo person mbi 50 vjeç mund të shkojë të vaksinohet edhe në Teatrin Skampa në Elbasan. “Duhet ende të jemi të kujdesshëm, të vaksinohemi dhe të kemi një sezon turistik të suksesshëm. Jam krenar që kemi arritur në Elbasan si bashki, bashkë me Cërrikun dhe Belshin…

Lexo më Shumë

Dy shkollat e mesme tek të cilat Inspektorati Shtetëror i Arsimit konstatoi se kanë marrë para për plotësimin e dëftesave tashmë kanë vendosur për kthimin e tyre. Isan Emini, drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë, tha për Alsat se paratë do të kthehen brenda 7 ditëve. – Advertisements – Shkolla e mesme e mjeksisë “Nikolla Shtejn” Tetovë “Me urdhër të Inspektoratit Shtetëror dhe me urdhërim tim si përgjegjës, mjetet e grumbulluara do t’u kthehen nxënësve në afat prej 7 ditëve. Mësimdhënësit ishin të paralajmëruar të mos mbledhin para, por të njejtat u mblodhën me pëlqimin…

Lexo më Shumë

Dy të rinj nga Tirana dhe Saranda si dhe një 61 vjeçar nga kishin arritur të ngrinin një strukturë për prodhimin e kriptovalutave, të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare. Policia e Shtetit arriti në ‘gjurmët’ e grupit që siguronin shuma parash duke shmangur procedurat ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit si dhe vidhnin energjinë elektrike për të montuar pajisjet. Në pranga përfundoi shtetasi F. B., 26 vjeç, banues ne Tiranë, ndërsa shoku i tij në vit më i vogël u shpall në kërkim. Ndërsa policia…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme, hapet lëvizja e udhëtarëve me traget në linjën Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas. Kjo bëhet publike nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes. Gjate ditës së sotme sipas pronarit të tragetit Sarandë-Korfuz, Andrea Qirjako do të informojë udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet të kësaj linje. Kujtojmë se Greqia tashmë ka lejuar edhe lëvizjen e autobusëve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit.

Lexo më Shumë

Një ditë pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje në aksin Fier-Vlorë, policia sot ka nisur kontrolle. Deri më tani janë hequr mbi 25 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Edhe ditën e djeshme, pas aksidentit në këtë aks janë hequr 15 patenta. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti teksa live punën nga terreni i policisë rrugore, pohoi se deri më tani janë hequr mbi 25 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Sipas Mehmetit, ditën e djeshme në këtë aks u hoqën 15 leje…

Lexo më Shumë

82-vjecari i cili u përplas ditën e djeshme në Tiranë nga një automjet, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, ku automjeti që drejtohej nga Mariglen Harizi, 25 vjeç, doli nga rruga, përplasi 82-vjeçarin dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës. I moshuari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa mësohet se tashmë policia ka arrestuar të riun. “U arrestua M. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital“, njofton policia.  

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë garanti më i mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për më shumë se 70 vjet ai na ka ndihmuar të tejkalojmë dallimet tona dhe të rrisim unitetin e kontinentit tonë. Sidoqoftë, ne nuk duhet t’i marrim të mirëqena arritjet e tij. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë t’u përgjigjet sfidave të kohës për të ecur përpara në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë. – Advertisements – Zgjerimi i BE-së është një nga elementet që do të ndërtojnë këtë të ardhme, të mbështetur në një angazhim të vendosur dhe vizion të përbashkët.…

Lexo më Shumë

Pamje që prekin zemrat! Ka nisur ceremonia mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident në autostradën Levan-Vlorë. Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kushi shihet se 4 makina funerali, me arkëmortet e çiftit Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, do të nisen drejt varrezave të Patosit, ku do të prehen trupat e tyre. Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë familjarët e viktimave, ku shumica e tyre udhëtoi që dje nga Greqia drejt Patosit pasi morën lajmin e kobshëm. Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe,…

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike ndaj gruas së tij. Ngjarja është regjistruar në Dushk të Lushnjës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ishte 48-vjeçarja me inicialet U.P., që bëri denoncimin në polici dhe kjo e fundit arrestoi dhunuesin, shtetasin me inicialet SH.P. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases U. P., 48 vjeçe.”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave që u kumtuan dje nga Ministria e Shëndetësisë, është shënuar një rënie drastike e rasteve aktive. Kjo shifër për momentin shkon në 233. – Advertisements – Ndërkohë, nga ana tjetër mbrëmë kanë arritur 100.620 vaksina Pfizer, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook”. Vaksinat që janë siguruar nëpërmjet mekanizmit Kovaks, sipas Filipçes do të ndikojë në përshpejtimin e ritmit të imunizimit kundër Covid-19. “Ditëve në vijim vaksinimi do të marrë ritëm të ri, të përshpejtuar për çfarë do të vaksinohen të gjithë qytetarët e paraqitur. Nëse ende nuk jeni paraqitur nëpërmjet ueb-faqes, apeloj që të…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa deklaroi se do të ftojnë në një interpelancë kryeministrin Albin Kurti, rreth vizitës së tij në Francë. Sipas Beqës, qasja e Kurtit për dialog me Serbinë nuk është serioze. “Stili i Kurtit në bisedime ka qenë jo serioz nuk ka thënë diçka konkrete, përveç ‘kam thënë, më ka thënë’. Mendoj se nuk e ka përfaqësuar dinjitetshëm Republikën e Kosovës. Opozita do ta therrasë ditëve në vijim në interpelancë të raportojë. Është në interes të vendit të mbyllet çështja me Serbinë, me njohje reciproke dhe besoj që domosdoshmërisht duhet me qenë Shtetet e…

Lexo më Shumë

Katër anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident tragjik në aksin Fier-Vlorë do të përcillen sot për në banesën e fundit. Gazetari Ervis Kushi raporton për ‘Balkanweb’ se Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva do të përcillen për në banesën e fundit në Patos. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të kobshëm. Ngjarja e rëndë që trondit mbarë opinionin publik ndodhi në autostradë, ku thuhet…

Lexo më Shumë