Një ditë pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje në aksin Fier-Vlorë, policia sot ka nisur kontrolle.
Deri më tani janë hequr mbi 25 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Edhe ditën e djeshme, pas aksidentit në këtë aks janë hequr 15 patenta.
Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti teksa live punën nga terreni i policisë rrugore, pohoi se deri më tani janë hequr mbi 25 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Sipas Mehmetit, ditën e djeshme në këtë aks u hoqën 15 leje drejtimi. Pavarësisht se dje për shkak të shpejtësisë së lartë u shkaktua aksidenti me pasoja të rënda në këtë aks, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur, duket se disa shoferë nuk frikësohen nga këto ngjarje.
Teksa Mehmeti raportonte live nga terreni, radari i policisë rrugore kapi një automjet që ecte me shpejtësi tej normaleve të lejuara, me 160 km/h.
Kujtojmë se dje në aksident humbën jetë Eduart Gushi, 44 vjeç, grua e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzat të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç.



