82-vjecari i cili u përplas ditën e djeshme në Tiranë nga një automjet, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, ku automjeti që drejtohej nga Mariglen Harizi, 25 vjeç, doli nga rruga, përplasi 82-vjeçarin dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës.
I moshuari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa mësohet se tashmë policia ka arrestuar të riun.
“U arrestua M. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital“, njofton policia.



