Author: almakos

Dy të plagosurit, Hasan Ferracaku dhe nipi 17-vjeçar Elmilind Dyli janë të arrestuarit e parë për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë. Po ashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracakun. Këta të fundit dyshohet të jetë bashkëautorë në vrasje. Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç mbetën të vrarë nga përplasja me armë në Velipojë. Fillimisht nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh. Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Po ashtu nga…

Lexo më Shumë

Shqipëria i rikthehet ditëve pa viktima nga COVID-19. Kjo e dielë ka sjellë vetëm 3 raste me COVID-19, 2 në Tiranë e 1 në Durrës. Po ashtu 8 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Ndërkaq edhe numri i pacientëve aktivë sa vjen dhe bie pasi vetëm 66 qytetarë cilësohen ende me COVID-19. NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare…

Lexo më Shumë

Dërgesa më e madhe e vaksinave deri më tani, gjithsej gjysmë milioni nga prodhuesi kinez “Sinovak”, arriti në aeroportin e Shkupit me dy aeroplanë. Vaksinat u morën nga Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanovski dhe Ambasadori Kinez në vend, Zhang Zhuo. Dozat do të ruhen në poliklinikën Jane Sandanski dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, nga ku do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend. Stojanovski nuk u përgjigj se sa kushton prokurimi, duke thënë se në përputhje me detyrimet nga kontratat e lidhura me kompanitë, ata janë të detyruar të mos i zbulojnë çmimet. – Advertisements -…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e ‘’21 Dhjetorit’’ këtë mesditë në Tiranë. Një mjet i cili po transportonte një të sëmurë ka kaluar semaforin me të kuq. Ai ka përplasur një këmbësore dhe dy mjete të tjera. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M.,…

Lexo më Shumë

Brikena Metaj Rreth 12 biznese nga Lazarati dhe zonat e Gjirokastrës janë bërë pjesë e Panairit të parë ndërzonal të zhvilluar në Lazarat. Eventi i organizuar nga Bashkia Gjirokastër erdhi si iniciativë e të rinjve të Lazaratit. Jaço Meçi, pjesë e grupit organizator të panairit thekson se qëllimi është evidentimi i vlerave të Lazaratit, për të treguar fytyrën tjetër të fshatit të njohur dikur si fshati i drogës. Bizneset pjesëmarrëse theksuan se organizime të tilla janë të vlefshme për promovimin e bizneseve të vogla familjare të Lazaratit, në kohën kur fshati është prekur nga braktisja e thellë. Rreth 50 biznese…

Lexo më Shumë

Drejtori i Spitalit të Traumës, Alban Zeneli ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dylit, që mbetën të plagosur në masakrën në VelipojëHasan Ferracaku është në gjendje më të lehtë, por nuk rrezikon krahun. Megjithëse më herët u raportua se 17-vjeçarit Elmilind Dylit rrezikohej t’i pritej këmba, mjeku thotë se nuk është në gjendje që t’i pritet këmba. Sipas mjekut, i mituri ka dëmtime në këmbë, plumb në kërci, apo gju, pak në gjendje me serioze se Hasan Ferracaku.

Lexo më Shumë

Jo vetëm burra janë kapur shpesh herë duke kultivuar drogë, apo janë arrestuar si autorë të veprave penale që kanë lidhje me drogat. Policia e Kurbinit vijon kontrollet e shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë të cilave dy gra janë kapur teksa tentonin të kultivonin kanabis. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në…

Lexo më Shumë

Kriza e shkaktuar nga pandemia i ka bërë pothuajse të pamundura pushimet verore në liqen ose det për shumicën e qytetarëve. Pandemia ka dëmtuar tej mase ekonominë e shtresës së mesme të cilët thonë se mezi lidhin fillim e fund muaji, e jo më të mendojnë për pushime nëpër detyra. – Advertisements – “Jo për deti s`ka pare, mezi ja dalim e lere ma për deti. Për besë problem e kemi të dalim në fund të muajit. Pritëm të na ndihmojë shteti, shteti nuk ndihmoi asgjë”. “Shumica e njerëzve nuk kanë para më, paratë ikën gjitha për ilaçe tani më…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H. Po kështu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin J. P., 26 vjeç, menaxheri i një subjekti në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë kryer 2.514 teste dhe prej tyre 4 kanë rezultuar pozitive. 3 në Shkup dhe 1 në Manastir. – Advertisements – Nuk është regjistruar asnjë humbje jetë, ndërsa janë shëruar edhe 11 pacientë. Deri tani në vendin tonë janë kryer 872.894 testime dhe prej tyre 155.673 kanë rezultuar pozitive. 149.961 janë shëruar, ndërsa5.484 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 228.

Lexo më Shumë

Një i ri ka mbetur i plagosur me sëpatë në Sarandë, pas konfliktit për klientët. Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive. Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, atij i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane. Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur…

Lexo më Shumë

Kanë qenë duke debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët. Kështu ka nisur konflikti në Velipojë për hapësirat e çadrave mes pronarëve të dy hoteleve në Shkodër, që përfundoi me 4 të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri. Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave. Dy të plagosurit Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, 17 vjeç, dyshohen si autorë në ngjarje. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi se çështja e hapësirave publike në plazhin e Velipojës ka sjellë çdo vit…

Lexo më Shumë