Për dy javë, më 13 korrik, do të fillojë të pastrohet lindani nga Ohisi. Këtë e njoftoi ministri i ekologjisë Naser Nuredini në një takim me gazetarë. Do të pastrohet vetëm deponia e vogël në ish-gjigandin kimik Ohis, ndërsa deponia e madhe që është pranë kësaj, ende nuk dihet kur do të pastrohet. 8.4 milion euro do të paguhen vetëm për deponinë e vogël, nga të cilat 4 milion euro janë para për grante. Do të bëhet rimediacion i tokës, dhe do të pastrohen 1,500 ton mbetje të rrezikshme. – Advertisements – Nuredini pret që ligji që shpall pjesën e…
Author: almakos
Pas reagimit të ashpër të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në lidhje me ngjarjet kriminale në vend, i cili akuzoi disa prokurorë dhe gjyqtarë për lehtësim të masave për persona të përfshirë në krime, vjen një reagim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Çuçi pohoi sot për mediat tha se: “Fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi…
Temperaturat e larta vetëm se kanë shtuar nervozizmin tek qytetarët e shumtë që prisnin për të marrë pasaportat. Tek zyrat e administratës së MPB-së për dhënie të dokumenteve personale dhe të udhëtimit, radhë të gjata u shënuan gjatë gjithë ditës. – Advertisements – “Radhë të gjata të qytetarëve këtu në qendrën e dhënies së dokumenteve në Shkup, po vërehen për shkak se prej 5 ditësh kjo administratë nuk ka punuar dhe se tani pa asnjë termin të gjithë ia kanë mësyrë dyerve të policisë për të dokumentet e udhëtimit dhe të identifikimit”. Për gjendjen e krijuar me pasaportat reaguan edhe…
42 vjecari Uka Beganaj, është arrestuar për llogari të drejtësisë gjermane e cila e kishte dënuar atë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Arrestimi u krye mesditën e sotme nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani. Njoftimi i policisë: Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.Falë bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit Shkodër, falë edhe kontrollit të detajuar të dokumentacionit, në hyrje u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi. Ky shtetas ishte…
Mungesa e dokumenteve personale ka shkaktuar radhë të gjata të qytetarëve përpara sporteleve të MPB-së. Qytetarët shprehen të revoltuar. Opozita akuzon pushtetin për keq menaxhim duke akuzuar se po rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve. – Advertisements –
Fatbardha, nëna e Silvana Gushit që humbi jetën bashkë me bashkëshortin dhe dy vajzat e mitura në aksidentin e rëndë në aksin Levan-Vlorë ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të gazetares Evis Ahmetaj bisedën e fundit me të bijën, të cilën kishte një vit pa e parë. Ajo tha se kishin folur në darkë dhe vajza me mbesat e burrin po kërcënin e këndonin, e mezi prisnin të vinin në Shqipëri. “Mama po vijmë tha, në darkë u llafosa me vajzën. Më tha në 7 hapet dogana dhe në 8:30 jam aty. Po llafoseshim, po këndonin…
Ajo që mund të konsiderohej si një ditë gëzimi, rezultoi një tragjedi e vërtetë për familjen Gushi në Vlorë. Një familje e tërë, prej katër anëtarësh, 2 prej të cilëve të mitur, humbën jetën tragjikisht në autostradën Fier-Vlorë. Viktimë mbetën, Eduard dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe, si dhe dy vajzat e saj të mitura, Eva dhe Anastasia. Të katërt, kishin mbi 2 vite që nuk kishin takuar të afërmit, pasi prej pandemisë ishin izoluar në Greqi, shtet ku dhe jetonin. Ndërsa ditën e ngjarjes së rëndë, ato kishin ardhur për t’u takuar me të dashurit e tyre që…
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 1342 teste prej të cilave vetëm 3 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, që të tre janë nga Shkupi. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 6 pacientë të shëruar dhe asnjë viktimë. – Advertisements –
Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot këtë lajm të rëndësishëm për vendet e Ballkanit, ndërsa shtoi se “nga 1 korriku të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të flasin me kosto zero në roaming”. – Advertisements – Duke filluar nga data 1 korrik 2021 do të aplikohet modeli RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë. Marrëveshja për…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale në vend, ku në vetëm pak kohë, kanë gjetur vdekjen 8 persona. Çuçi deklaroi, se përtej të metave që ka Policia e Shtetit, fajtorë për situatën janë prokuroritë dhe gjykatat e rretheve. Ai tha se gjyqtarët kanë dhënë masa të reja për persona me precedentë të rrezikshëm penalë. Gjithashtu, ai paralajmëroi ndryshime në nivel të lartë drejtues në Policinë e Shtetit. “Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme. Një aksident tragjik rrugor, me katër jetë njerëzish të humbura dhe një tjetër vrasje me…
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi,në një konferencë për media ka reaguar lidhur me dy ngjarje të rëndë që sollën 8 viktima në harkun kohor të dy ditëve në vend. “Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme. Një aksident tragjik rrugor, me katër jetë njerëzish të humbura dhe një tjetër vrasje me armë zjarri ku humbën jetën 4 persona për një parcelë plazhi. I mirëkuptoj ankesat e qytetarëve. Por dua të theksoj fort se Policia e Shtetit, përtej të metave të saj dhe përmirësimit që do të bëhen, as nuk ndjek të gjitha makinat që lëvizin…
Dje (27-qershor) rreth orës 06:25, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë e kanë arrestuar 21-vjeçarin M.K. nga fshati Bllacë e Tetovës, i cili më herët kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në një kazino në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë adekuate. – Advertisements –

