Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan ditën e sotme një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik ku u diskutuan hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën evropiane. Raportohet se të tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve e në rajon dhe kjo të fillohet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në të…
Author: almakos
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është kallëzuar penalisht në Prokurori, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën. Sipas burimeve nga organi i akuzës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit. Punonjësit e Policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit. Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, të cilët në debat e sipër kanë tentuar…
Dje (28-qershor) rreth orës 16:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat E.I. (31) nga Llakavica e Gostivarit dhe A.B. (30) nga Zdunja e Gostivarit, si dhe një orë më vonë, personin A.F. (28) nga Gostivari, të cilët rreth orës 15:20 në afërsi të kryqëzimit të Zdunjës, në dalje nga Gostivari, ishin konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në këtë zënkë sipas denoncimit, njëri nga pjesëmarrësit ka përdorur edhe mjet të fortë, ku ka qenë e dëmtuar edhe një automjet. Tre personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi mori pjesë në ekspozitën sensibilizuese të pikturave “Care and Dare”, e organizuar në sheshin “Nënë Tereza”. “Nuk ka ide më origjinale se sa të përdorësh artin për të edukuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”- është shprehur Kushi në fillim të fjalës së saj. Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë nxënësit artistë në mbarë Shqipërinë që me pikturat e tyre kreative shprehën botëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth këtij fenomeni. “Faleminderit ‘Tirana Art’ dhe Ambasadorja Holandeze Guusje Korthals Altes për kontributin dhe mbështetjen e kësaj nisme kaq kuptimplotë”.…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 20:50 minuta, policia ka privuar nga liria 21 vjeçarin F.E. Nga Shkupi, për shkak se gjatë një kontrolli tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. – Advertisements –
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nxiti reagime të shumta pas një postimi të bërë dje në “Twitter,” ku uroj serbët për festën e Vidovdanit. Reagim të ashpër pas këtij postimi të Grenellit, pati edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane. “Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin…
Shqipëria përmendet si shteti kryesore i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019, sipas raportit të fundit global të drogave 2021, një publikim i UNODC, zyrës globale të Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogat. Në grafikun e publikuar në raport: “Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirë së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare”, ku janë anketuar 71 vende për periudhën 2015-2019, Shqipëria përmendet e gjashta në botë, pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit, Republikës Islamike të Iranit. Ndërsa në Europë, Shqipëria është e para, duke ia kaluar dhe Spanjës e Holandës. Spanja përmendet e…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 197 gjoba, prej të cilave 42 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 24 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semafor dhe 58 për parkim të parregullt. – Advertisements –
Vijon ende zjarri në malin e Tomorit. Ndonëse zjarri është shuar në një pjesë të madhe falë ndërhyrjes nga ajri, disa vatra vijojnë të djegin zonë pyjore e shkurre, teksa flakët favorizohen nga era. Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pisha, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 83-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. – Advertisements – Në mbledhje, do të shqyrtohet Procesverbali i mbledhjes së 43-të i Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, mbajtur më 28 qershor të vitit 2021. Në mbledhje, sipas rendit të ditës, para ministrave do të gjenden edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin…
Dita e sotme do të ketë sërish temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 39 gradë celsius. Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të mbizotërojnë nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në të gjithë Shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta do të mbeten edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot përmes video konferencës do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve në kuadër të nismës rajonale “Shengeni i Vogël”. – Advertisements – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë të mbajtur kohë më parë deklaroi se pret që në këtë mbledhje të miratohen vendime konkrete për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe qarkullim më të shpejt të mallrave dhe njerëzve.

