Partia Demokratike ka dënuar vendimin e KKT për të miratuar lejen për ngritjen e Teatrit të Ri. Deputetja e zgjedhur e PD, Vokshi thotë se vendimi i sotëm është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Për deputeten, akti i sotëm arbitrat dëshmon se masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Ndërkohë ajo garanton se deri në fund të betejës PD do të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë për të rikthyer legjitimitetin e demokracinë në vend. STATUSI NGA ALBANA VOKSHI Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan!Sot thonë se teatri…
Author: almakos
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sulmin e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu ndaj policisë. Në një shënim në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, por duhet të jetë në burg sepse është i njëjti që në “Dosjen 184” kërcënonte me pushim nga puna mësuesit dhe sot sulmon dhe fyen policinë. “Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve”, shkruan ai. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nënshkruar në Shkodër së bashku me homologun malazez Zoran Brdanin protokollin për bashkëpunim mes dy Policive gjatë sezonit turistik. Bashkëpunimi do të konsistojë në disa drejtime si parandalimi i flukseve migratore, goditja e krimit ndërkufitar, kontrolle e patrullime të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe rritje të forcës parandaluese e goditëse. Ndërkohë kundrejt protokollit ka pasur dhe një dakordësi për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore për të hetuar krimet ndërkufitare dhe të organizuar. NJOFTIMI NGA POLICIA Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë…
Në 24 orët e fundit, policia rrugore ka pezulluar 63 patenta të personave që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Prej tyre, 46 janë për drejtimin e mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara ndërsa 17 drejtues mjetesh kanë qenë nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 2965 gjoba për parakalime të gabuara apo shpejtësi tej normave të lejuara. Në pranga janë vendosur 9 persona nga të cilët, 4 udhëtonin pa patentë. Policia ka ndaluar një drejtues i cili po udhëtonte me 196 km në orë në autostradën e Elbasanit me patentë të pezulluar. Njoftimi i policisë: Gjatë 24 orëve…
Gjatë 24 orëve të fundit Kosova ka regjistruar 6 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 5 pacientë e fituan betejën me COVID_19. Në total Kosova ka shënuar gjatë gjithë pandemisë 2 mijë e 258 viktima dhe 107 mijë e 749 të infektuar.
Qeveria ka hartuar Ligjin për shlyerjen e normave të interesit të borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike dhe mundësia që borxhi kryesor të paguhet deri në maksimum 12 këste. Me këtë masë pritet të përfshihen 150 mijë qytetarë. Masa duhet fillimisht të votohet nga deputetët. Obligimi i ndërmarrjeve publike dhe DAP-it do të jetë që në afat prej tre muajve ta përpilojnë listën e borxhlinjve e më pas, në afat prej 15 ditëve të lidhin kontrata me qytetarët për riprograminin e borxheve. – Advertisements – “E marr për shembull Ujësjellësin e Shkupit, brenda 90 ditësh është i detyruar t’i publikojë…
Ka nisur aplikimi për dokumente biometrikë për shtetasit shqiptarë në ishujt e Greqisë. Ministrja për Europën dher Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se, “nga Iraklio i Kretës nisëm projektin e shumëpritur, për realizimin e aplikimeve për dokumente biometrikë në ishujt Kretë dhe Rodos ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë” . “Ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, do të gjendet në këta dy ishuj, në dy qendrat kryesore të tyre, sipas datave: qyteti Iraklio, ishulli Kretë në datat 29 dhe 30 qershor 2021. Qyteti Rodos, ishulli Rodos,…
Për gjashtë orë, policia dje gjobiti rreth 350 shoferë. Më shumë gjoba ka shqiptuar policia e Tetovës dhe Ohrit, të dyja së bashku rreth 140 gjoba. Vetëm në Shkup, dje janë gjobitur 197 shoferë. 42 kanë vozitur më shpejt se e lejuara, 12 të dehur dhe 14 nuk kishin patentë shoferi. Policia e Shkupit ka gjobitur shoferët e automjeteve të paregjistruara, ata që nuk kanë pasur rripin e sigurisë, të cilët kanë vozitur dhe kanë shikuar ose biseduar në telefon, katër që kanë kaluar në të kuqe dhe ka një dënim për mos heqjen e errësuesve të xhamave. Ministria e…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se vaksinimi antiCOVID për moshën +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira, duke publikuar foto të vaksinimit nga i gjithë vendi. Manastirliu shkruan se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00, për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të vaksinohen gjatë paradites. “Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit Deri tani janë mbi 25…
Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut përfunduan pjesëmarrjen në misionet e NATO-s në Afganistan dhe janë kthyer në vend. Në shënimin e ceremonisë së rikthimit të tyre, Presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska përshëndetën meritat e anëtarëve të ushtrisë për anëtarësimin e vendit në NATO. Nga viti 2002 rreth 3,000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë nga vendi punuan si oficerë shtabi, anëtarë të njësive kryesore të sigurisë së komandës, instruktorë në ekipe mentorimi dhe ishin pjesë e ekipeve mjekësore. Që nga viti 2015, anëtarët e Ushtrisë kanë kontribuar në misionin pasardhës, “Mbështetje e vendosur”, me 500 anëtarë…
SPAK ka kërkuar në total 20 vite e tetë muaj burg, për 2 personat e përfshirë në 137 kg e kokainës të sekuestruara në Portin e Durrësit. SPAK kërkon 18 vite burg për Altin Mysilhaken, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht i kërkohet 12 vite burg. Për personin tjetër e përfshirë, Ardian Begën, është kërkuar 13 vite heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, atit i mbeten për të shlyer 8 vite e 8 muaj burg. Për Gentian Malindin, i cili akuzohet dhe si porositësi i sasisë së madhe të drogës, është pezulluar gjykimi, pasi…
Zjarr në një banesë në fshatin Piskupat të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se zjarri është ende aktiv ndërsa si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë banesën prej gati 1 ore është dëmtuar edhe një banesë ngjitur. Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve ndërkohë sipas burimeve njëra nga banesat aty ku ka nisur edhe zjarri ka pësuar dëme të mëdha. Fatmirësisht nga flakët nuk ka njerëz të lënduar ndërkohë që në momentin e zjarrit i cili mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia nuk ndodheshin njerëz brenda.

