Asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa raportohet se nga 3138 testime kanë rezultuar 7 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 3138 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan. Aktualisht janë…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e partive Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare për herësin. Kushtetuesja në vendimin e saj, të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’, ku është vendosur që të shfuqizohet neni që shpërndan mandatet sipas herësit. Gjykata Kushtetuese thekson pika 3 e nenit 163 është e pa pajtueshme me Kushtetutën. NJOFTIMI I GJYKATES Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i…
Energjia elektrike është 12 për qind më e shtrenjtë. Megjithatë, për shkak të vendimit për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18% në 5%, faturat do të mbesin të njëjtat. Edhe përkundër rritjes prej 12 për qind, vetëm një vit pasi faturat e energjisë elektrike u rritën për 7 për qind, kryetari i organit rregullator po përpiqet të paraqesë rritjen e çmimeve si një kompromis në favor të qytetarëve. – Advertisements – “Kompanitë në përgjithësi kërkuan rritje prej 50 denarëve në faturë prej 1000 denarëve. Sipas përllogaritjeve tona, periudhën e kaluar KRE kërkesat e tij i reduktoi në 6…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së CVOVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi, ndërsa nga krahu tjetër janë regjistruar 8 persona të infektuar. Vlen të përmendet se që prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë regjistruar 107.758 të infektuar. Për fat të keq, 2.258 të tjerë, nuk e kanë fituar betejën me virusin vrasës. Njoftimi i plotë: 30 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët…
Gjykata e Lartë “fshikullon” prokurorinë për Fatmir Mediun. SPAK kërkoi rigjykimin e ish-Ministrit të Mbrojtjes, të cilin e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Në vendimin e firmosur nga gjyëtarët Ilir Panda, Albana Boksi e Klodian Kurushi, ajo…
Më 2 gusht të këtij viti, kalojnë dy vjet që kur Sead Koçan është në burg. Por edhe pse ai që nga viti 2019 gjendet në Idrizovë, shteti deri më tani nuk ka arritur të konfiskojë asnjë denarë, edhe pse përveç burgimit, Gjykata vendosi që ai shtetit t’i kthejë 17 milion euro, dëm që Koçan dhe kompania e tij “Transmet” e bëri me formimin e një konsorciumi të rrejshëm për të fituar tender për gërmimet e mbetjeve. Koçan, në ndërkohë, ka filluar të shfrytëzojë edhe daljet nga burgu për fundjavë. Daljen e fundit e ka pasur më 15 maj të…
Sinoptikania Lajda Porja përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, ka treguar parashikimet e motit, për sot, por edhe ditët në vazhdim. Vala e të nxehtit afrikan, sipas sinoptikantes, do të jetë dita e sotme (30.06.2021), pasi sipas saj, do të ketë një ulje relativisht të lehtë të temperaturave të paktën deri më 6 korrik. Sipas sinoptikantes Porja, temperaturat më të larta këtë të mërkurë do të regjistrohen në Qarkun e Beratit, ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë. Gjithashtu ajo tha se temperaturat në ditët në vijim do të variojnë nga 35 deri në…
Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë kryer 2.216 testime, ndërkohë që janë regjistruar 2 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Që të dyja rastet janë regjistruar në Shkup. Nuk janë regjistruar të shëruar, por as edhe viktima. Numri i rasteve aktive është 223. – Advertisements –
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra dy efektivë policie në Vlorë. SHÇBA njofton se ka pezulluar Shefin e Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë, nënkomisarin Xh. Q., si dhe inspektorin K. S. Njoftimi i policisë: Vlorë – SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë: N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi…
Ky është një prej kujtimeve më të forta që tashmë gjyshërit dhe familjarët e tjerë do të kenë prej saj. Bëhet fjalë për ditarin e Anastasias së vogël, 14-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident, bashkë me prindërit dhe motrën. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u lexuan pjesë të reja nga ditari i 14-vjeçares, e cila përmend udhëtimin drejt Shqipërisë, si dhe gjendjen shëndetësore të babait apo gatimet e nënës. “I dashur ditari im, sot data shënon 15 dhe behari ka ardhur. Do të shkojmë për një muaj në Shqipëri, ah…
Prej dy ditësh, radhë të gjata qytetarësh në pikën e vaksinimit në Tetovë. Qytetarët ankohen se pritjet e gjata në temperatura kaq të larta ndikon në mënyrë negative ndaj shëndetit të tyre. Madje ka pasur edhe qytetarë që kanë humbur vetëdijen duke pritur në radhë për tu vaksinuar. – Advertisements – “Problemi është se ata që është dashur të vinë në kohë nuk kanë ardhur, tash vijnë dhe bëjnë tollovi….Pak para u sëmurë një njeri nga i nxehti, shtypja”. “Problem shumë është, shumë problem në të nxehtë, sidomos ne të moshuar mbi 60 vjet e kemi problem në temperaturë por…
Deklarata e sekretares për çështjeve evropiane të Portugalisë Ana Paula Zakarijash, nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lisbonës, deklaroi zv/kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov. Zakarijash një ditë më parë kishte deklaruar se gjuha e Maqedonisë së Veriut dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dy vendeve. – Advertisements – Deklarata e saj, nëse është transmetuar me përpikëri, edhe në thelb, edhe me metodologji, është tërësisht në kundërshtim me propozimin portugez për gjetjen e zgjidhjes. Në këtë kuptim, kjo deklaratë nuk ndihmon aspak në procesin e ndërtimit të besimit dhe mirëkuptimit të përbashkët. Konteksti dhe momenti…

