Author: almakos

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund ta marrin vetëm njerëz që janë imunizuar me një nga katër vaksinat e miratuara për përdorim në BE. Kundër këtij vendimi ka protesta nga India dhe Bashkimi Afrikan, sepse në Indi dhe Afrikë kryesisht vaksinohet varianti indian i vaksinës së AstraZeneca me emrin “Covishield”. Në BE, megjithatë,…

Lexo më Shumë

Ballkani Juglindor vazhdon të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër në Europën qëndore dhe masa ajri me të freskëta të cilat do të kushtëzojnë edhe vendin tonë. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë  me rënie. Temperaturat: Zona malore       16/32°C Zona e ulët         19/35°C Zona bregdetare  22/33 °C

Lexo më Shumë

Debati për Rishikimin e Buxhetit në Kuvend do të fillojë prej sot, për kur është caktuar seanca e Komisionit amë për financim dhe buxhet. Segmentet kryesore të ribalansit të vazhduar që e miratoi Qeveria dhe e dërgoi në Kuvend janë rritja e investimeve kapitale dhe vazhdimi i mbështetjes për ekonominë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Këtë vit përsëri do të përballemi me një rënie serioze të numrit të turistëve që do të vizitojnë vendin tonë, sipas Dhomës së Tregtisë. Në një intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Daniela Mihajlovska nga Dhoma e Tregtisë, tha se fokusi i shtetit, por edhe i sektorit të turizmit duhet të përqendrohet më së shumti në tërheqjen e turistëve nga vendet e rajonit. – Advertisements – “Ne po përballemi me problemin: ku janë turistët e huaj që duhet të vijnë në vendin tonë. Nuk ka interes për grupe të organizuara turistike nga vendet me të cilat kemi pasur bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Me nisjen e vitit të ri akademik, Universiteti “Luarasi” do të hapë fakultetin e ri të Shkencave Mjekësore, me 3 departamente, atë të Infermierisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë. Prof. Petrit Bara, dekan në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli për risitë që ofron ky fakultet, që nga programet e studimit me kurrikul të rifreskuar, staf akademik të përzgjedhur si dhe kushtet e zhvillimit të procesit mësimor, përfshi ambientet dhe laboratorët moderne. INTERVISTA Një fakultet i ri po ngrihet, ka marrë akreditimin dhe ju po bëni përgatitjet për të ofruar për të gjithë studentët në këtë…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, një shqiptar u ekzekutua në Strasburg të Francës. Referuar informacioneve nga autoritetet, mediat franceze theksojnë se shqiptari u qëllua me dy plumba, në kokë dhe në zemër duke i marrë jetën në vend. Për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë. Por dëshmitarët kanë qenë të shumtë në rrugë që i kanë parë duke u larguar në këmbë dhe më pas me një makinë, të cilën e dogjën. “Dy persona rreth 30- vjeç po kërkohen, njëri ishte qitësi, tjetri shoferi sepse të dy ishin në një automjet” thanë autoritetet franceze. Dëshmitë nga personat që ishin pranë vendit të…

Lexo më Shumë

Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distributiv pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Kisella Vodës, Qendrës dhe Karposhit. – Advertisements – Siç informon Qendra rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit, pas njoftimeve  nga EVN dhe NP Ujësjellës dhe kanalizim, nesër pa energji elektrike do të mbesin: nga ora 08:00 deri në 14:00, shfrytëzuesit e rr. “Pushkinova” nr.4 (komuna Kisella Vodë) nga ora 08:00-15:00, shfrytëzuesit e rrugëve: 163, 164, 165 dhe Husein Bajram në lagjen Kërnjevo (komuna Qendër), ndërsa prej orës 09:00-14:00, shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve: Demir Trajko dhe Njegosheva (Komuna…

Lexo më Shumë

Një grua 31-vjeçare me origjinë shqiptare u arrestua të martën pasdite në Evzoni, Kilkis, kufiri grek me Maqedoninë e Veriut, pasi u përpoq të hynte në Greqi me një tampon molekular të COVID-19 të rremë. Gjatë kontrollit të pasaportës, e arrestuara, paraqiti në polici një certifikatë negative diagnostikimi të koronavirusit false. Një kallëzim u ngrit kundër saj, duke çuar në prokurori, ndërsa testi i rremë u konfiskua.

Lexo më Shumë

Mali Sharr edhe zyrtarisht është park nacional. Sot në Parlament 66 deputetë miratuan ligjin që një pjesë e malit të shpallet park kombëtar. Mali Sharr është parku i katërt kombëtar në vend, pas Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës, dhe i pari pas pavarësisë së vendit. Kjo hap mundësinë për mbrojtje të organizuar të mbi 60 mijë hektarëve, që përfshin 30 fshatra. Për disa dekada mali po përballet me shpyllëzimet, gjuetinë e paligjshme dhe zgjerimin e ndërtimeve. Lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve rrjedhëse, ato që janë ndërtuar tashmë do të vazhdojnë të punojnë dhe shteti njoftoi se do të përpiqet të arrijë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është detyrë e institucioneve që Liqenin e Ujmanit ta konsiderojnë si “liqe artificial të Kosovës”. “Qëndrimet tona në lidhje me Ujmanin janë të njëjta”, tha Kurti në një konferencë për media të mërkurën (30 qershor) pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar javën e kaluar, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Ky studim shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020. Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpalosur planet e qeverisë për bujqësinë. Kreu i qeverisë theksoi se duke nisur nga janari në dispozicion të fermerëve janë vënë 146 milionë euro. “Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së që ka arritur të krijojë një besueshmëri dhe një besim të drejtpërdrejtë me KE-në. 146 mln euro janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mire. Po ashtu sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme. Ne kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA ka informuar mbi vizitën e zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker në Shqipëri dhe takimet me Ramën e Bashën. Sipas njoftimit, Reeker në të gjitha takimet ka nënvizuar vendosmërinë e Biden dhe Blinken se lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Po ashtu ai vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe ofroi mbështetjen e fortë për Reformën në Drejtësi. luftën kundër krimit të organizuar pasi progresi në kët çështje promovon demokracinë, mbrojtjen e biznesin në Shqipëri dhe rrugën drejt BE. NJOFTIMI NGA AMBASADA e SHBA Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe…

Lexo më Shumë