Një burrë nga Velesi është arrestuar me dyshim për dhunim seksual të një vajze të re në Ohër.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se K.S. është ndaluar dje në orën 18:30 nga oficerët e policisë të SPB Ohër.
Më herët të njëjtën ditë, në orën 14:35, një vajzë 21-vjeçare nga Suedia ka denoncuar në SPB Bitola se natën mes 8 dhe 9 gushtit, në një klub nate në Ohër, i dyshuari ka kryer akt seksual me të.
K.S. është mbajtur nën arrest dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të paraqitet kallëzim përkatës kundër tij.



