Një 46-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht rreth orës 11:30 në një objekt afarist në Gostivar, ndërsa i dyshuari S.M. (46) u arrestua po atë ditë në orën 16:45.
Sic raporton Tetovasot, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.



