Author: almakos

Shtetasit e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian edhe pa nevojë të domosdoshme. Shtetet anëtare të BE-së u pajtuan të mërkurën me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian. Ky vendim nënkupton se qytetarët e këtyre vendeve, përfshirë ata që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së. Heqja nga lista e kuqe e udhëtimeve bëhet për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në këto tri shtete. Ndërkaq, para dy jave, në listën me rrezik të ulët nga COVID-19…

Lexo më Shumë

Edhe pse pa praninë e kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, Këshilli Bashkiak, është mbledhur në teatrin “Petro Marko” dhe ka miratuar ndihmat ekonomike për qytetarët. Në rend të ditës, ka qenë miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, e cila është miratuar. Gjithashtu, këshilli ka miratuar ndihmën ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Vlorë. Po ashtu në rend të ditës, ka qenë edhe pika tre, e cila përkon me pagesat për kopshtet dhe çerdheve për fëmijët e familjeve në nevojë. Leli sakaq, ka shpjeguar arsyet e mosprezencës në mbledhjen e ditës së sotme, duke shtuar se ajo është…

Lexo më Shumë

Që prej dy ditësh në pikën rajonale të vaksinimit në Tetovë po krijohen radhë të gjata nga banorët dhe pritje prej disa orës për tu vaksinuar. Banorët ankohen se pritjet e gjata në diell, pa ujë dhe ushqim, ndikojnë keq në shëndetin e tyre, madje ka pasur edhe qytetarë që kanë humbur vetëdijen duke pritur në radhë për tu vaksinuar. – Advertisements – Autoritetet arsyetohen se vonesat ndodhin për shkak të mos respektimit të terminit, por edhe zgjedhjes së vaksinës. Shumica që kanë pasur terminin e vaksinimit para 7 apo 8 ditësh, kanë pritur arritjen e vaksinës Pfizer.

Lexo më Shumë

Ka nisur këtë paradite në Durrës aksioni kundër zënies së paligjshme të rërës në bregdetin e këtij qyteti. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, teksa kjo e fundit është iniciatore e këtij aksioni. Deri më tani janë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve. Aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria,si dhe nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi i Kavajës, sipas informacionit të marrë në tre sektorë. Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor…

Lexo më Shumë

Nga dita e nesërme (1 korrik) hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i zi dhe Bosnja e Hercegovina. – Advertisements – Duke filluar nga data 1 korrik 2021 do të aplikohet modeli RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë. Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor…

Lexo më Shumë

Në kuadër të operacionit të koduar “Eksplozivi” një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim. Në pranga ka rënë 21-vjeçari Angli Stafuka, nga Fushë Kruja, pasi akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”. Njoftimi i policisë: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e një tjetër shtetasi të dyshuar…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 45-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa zgjidhje ligjore të propozuara dhe raporte vjetore për punën e disa institucioneve shtetërore dhe organeve të pavarura rregullatore. – Advertisements – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë edhe tre komisione, dhe atë: Komisioni për mbrojtje dhe siguri, për vetëqeverisje lokale dhe Komisioni legjislativ-juridik.

Lexo më Shumë

Edukimi dhe informimi i qytetarëve është thelbësor për kuptimin dhe pranimin e tyre të rëndësisë së dhurimit të organeve, për transplantim, thotë koordinatori kryesor për transplantim, Dr. Maja Mojsova Mijovska Në paraqitjen e saj në emisionin “200” në Alsat, ajo ndau disa shembuj në të cilët për shkak të vdekjes së papritur të një personi, ishte mundësuar vazhdimi i një jetë tjetër njerëzore. – Advertisements – “Fakti që një pjesë e të dashurit të tyre jeton në dikë tjetër … Unë njoh dy familje që shoqërohen. Ata që dhanë dhe ata që morën. Edhe ata janë të afërt. Kjo afërsi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit shpall thirrjen për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore për bibliotekat e shkollave. Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se është shpallur thirrja për anëtarë të bordeve. Qëllimi i kësaj thirrjeje, sipas Ministres Kushi, është pasurimi i bibliotekave të shkollave me libra të rinj, si dhe nxitja e leximit tek nxënësit tanë. “Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin librat më të përshtatshëm mbi bazën e kriterit të vlerave të tyre formuese dhe edukative, në përshtatje me grupmoshat, kurrikulën shkollore, si dhe nevojat e…

Lexo më Shumë

Fjalë që prekin zemrat e të gjithëve. Dhimbja e një nënë që ka humbur të shtrenjtit e saj në një aksident tragjik, vajzën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj. Ngjarja tragjike ndodhi më 25 qershor, në aksin Fier-Vlorë. Nga vendi ku po mbahet protesta në Fier, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë drejtësi për zbardhjen e ngjarjes, nëna e Silvana Gushit kërkoi drejtësi nga shtetit që drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet I.M., të merrte dënimin e merituar. “Oh çfarë më bëre! Oh Zot. Preke atë fëmijë, ça më bere. 3 vajza dhe një djalë, ça më bere?! Ku janë vajzat…

Lexo më Shumë

Konfirmohen dy raste të variantit të koronavirusit Delta në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Nga 22 mostra të dyshimta që ishin dërguar për analizë në Berlin, 2 prej tyre u dolën pozitive me variantin Delta. “Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2. Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e Institut Kombëtar…

Lexo më Shumë

Sot dhe nesër, janë dy ditët e hapura për qytetarët mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen. Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se ky proces vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira, në të gjithë vendin. Rama rikujton se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit. Kryeministri u bën thirrje qytetarëve të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit. Kryeministri Rama postim ne Facebook: Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa…

Lexo më Shumë