Ballkani Juglindor vazhdon të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër në Europën qëndore dhe masa ajri me të freskëta të cilat do të kushtëzojnë edhe vendin tonë.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 16/32°C
Zona e ulët 19/35°C
Zona bregdetare 22/33 °C



