Author: almakos

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili po tentonte të mbillte drogë. Ndërkohë që në banesë i gjendet dhe një automatik me municione. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Marvalak”, Mamurras, është konstatuar në tentativë për të kultivuar…

Lexo më Shumë

Kosova thuajse ka dyfishuar hyrjet drejt Shqipërisë në muajin maj, sipas shifrave zyrtare të lëvizjes së shtetasve dhe këtë mund ta konstatosh lehtë edhe me një vizitë në bregdet. Kryesisht janë përqendruar në Durrës dhe Shëngjin, por nuk kanë munguar edhe udhëtimet drejt Sarandës sipas operatorëve turistikë. Ashtu sikurse pritej turizmi mbarë shqiptar duhet se do të jetë baza e turizmit edhe për këtë vit pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese edhe nga ana e Bashkimit Europian. Shtetasit nga Kosova përbënin 44% të totalit në maj 2021 nga 19.6% në maj të 2019-s. Situata e lëvizjes së shtetasve është më e…

Lexo më Shumë

Vendi jonë sot dhe nesër do të jetë nën ndikimin e valës së ngrohtë me temperatura të larta nga faza portokalli (alerte). Kompetentët bëjnë thirrje që të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, të lirohen nga detyrimet e punës grupet më të ndjeshme, përfshirë gratë shtatzëna, të sëmurët kronik si dhe personat e moshës mbi 60 vjet, ndërsa fëmijët nga kopshtet të mos nxirën në vende të hapura prej orës 11 deri në orën 17:00. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Jozyrtarisht, një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Çarshi të Shkupit, transmeton Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në një kafene në afërsi të “Sheshit Skenderbej”. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe po heton rastin. Informata më të hollësishme rreth këtij incidenti priten gjatë ditës së nesërme. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në Unazën Jugore të Elbasanit rreth orës 21:20. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”. Për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesve dhe personave të tjerë që ndodheshin në këto automjete. Aksidenti sipas burimeve zyrtare të policisë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”. Në aksident dëmtime të lehta ka pësuar dhe drejtuesja e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të shkeljes së rregullave…

Lexo më Shumë

Ibrahim Dehari nga shoqata e Kulinare Horeka i ftuar në emisioni “Magazina Ekonomike”, tha se nëse Qeveria nuk lejon zhvillimin e dasmave dhe manifestimeve të tjera në ambiente të mbyllura, atëherë ata rrezikojnë të mbyllen plotësisht sepse ky është viti i dytë që ata nuk punojnë. – Advertisements – Ne jemi të shqetësuar si shoqatë sepse ky biznes tashmë një vit që jemi të mbyllur. Për momentin kemi ndalesë për organizim manifestimesh dhe jo vetëm për dasma. Ne këtu nuk kemi akoma një protokoll sesi të punojmë në ambiente të mbyllura. Biznesi ynë është një nga hallkat kryesore të sektorit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në konferencën e përbashkët për shtyp në Paris me Presidentin francez, Emmanuel Macron. Kurti beson se një situatë e re politike po krijohet teksa ka theksuar se nuk ka asnjë fushë nga e cila Kosova nuk mund të përfitojë nga Franca. Ai deklaroi se Kosova e ka mision të organizojë ndërtimin e vet institucional, shtetin e së drejtës, lirinë e mendimit me të njëjtën cilësi si dhe Franca e cila është një prej modeleve më të mira. “Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, me pjesëmarrje më drejtpeshuar dhe me…

Lexo më Shumë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris.Ai ka ftuar Kosovën e Sebrinë të arrijnë një marrëveshje e të gjejnë kompromis. Macron thotë se Kosova ka interes për BE dhe Franca do e mbështesë. “Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj. Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I…

Lexo më Shumë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, pranë rrugës së Elbasanit. Policia e Tiranës raporton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu po hetohet në lidhje me zbardhjen e identitetit të viktimës.

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Austri kancelarin Sebastian Kurtz ku ndër të tjera ka cekur edhe temën e dialogut. Kryetarja e shtetit thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i barabartë mes palëve dhe duhet të përfundojë me njohje reciproke. Po ashtu ajo i ka vënë në dukje Kurzit se populli i Kosovës është më proevropiani dhe ka kërkuar nga BE të mbajë premtimin e të liberalizojë vizat. NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS Në takim me kancelarin Kurz, Presidentja Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme austriake ndaj Kosovës. Ka theksuar se është në interesin e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim pune me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetin e deritanishëm të gjykatës, sfidat më të cilat ajo përballet vazhdimisht, si edhe punën e kryer nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, në drejtim të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura, zbatimit të kërkesave kushtetuese e ndryshimeve të fundit procedurale ligjore për përmirësimin e situatës në këtë institucion, me qëllim krijimin e një klime besimi tek qytetarët. Në këtë kuadër Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, falenderoi Ambasadorin e…

Lexo më Shumë

Duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm drejt Holandës. Ky lajm është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Holandë. Përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’ ambasada sqaron se qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë si detyrim që të bëjnë testin e COVID-19 si dhe nuk do të karantonohen. Njoftimi i ambasadës shqiptare:Ambasada e RSH në Hagë njofton se regjimi i lëvizjeve për shtetasit shqiptarë drejt Holandës do të ndryshojë, duke filluar që prej ditës së nesërme, 24 qershor 2021. Bazuar në vlerësimin e qeverisë holandeze mbi nivelin e…

Lexo më Shumë