Author: almakos

Rritje të çmimeve të karburanteve për 3,5 denarë pa TVSH megjithatë do të ketë. Në mbledhjen e sotme Qeveria vendosi aplikimin e taksës ekologjike. Rritje të çmimeve përveç për benzinën dhe dizelin për 3,5 denarë, do të ketë edhe për mazutin dhe vajin ekstra të lehtë. Ministria e mjedisit jetësorë “Me konkluzion nga seanca e djeshme e 81 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë në bashkëpunim me Sekretariatin për legjislacion obligohet të përgatit ndryshim përkatës të Ligjit për mjedis jetësorë, në pjesën e kompensimeve në drejtim të rritjes së kompensimeve për…

Lexo më Shumë

Çadra, freskuese dore dhe bidona me ujë janë këto metodat qe kanë zgjedhur qytetarët për të përballuar të nxehtin afrikan që ka pushtuar vendin tonë. Temperaturat e larta kanë vështirësuar përditshmërinë e tyre, sidomos për qytetarët të cilët janë të detyruar që për arsye pune apo shëndetësore të lëvizin në këmbë në mes të vapës. Ndërkohë Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti. Kërkohet të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Ambienti të mbahet i freskët…

Lexo më Shumë

Hetuesit grekë kanë ende pikëpyetje mbi krimin në Glyka Nera. Mediat greke raportojnë se autoritetet janë në mëdyshje pasi versioni që jep Babis Anagnostopoulos nuk i bind totalisht. Ka disa boshllëqe për të plotësuar gjithë vërtetësinë e ngjarjes dhe nuk përjashtohet mundësia që hetimet të vijojnë më tej. Ndërkohë i dyshimtë është dhe qëndrimi që mban Babis Anagnostopoulos që mashtroi për 37 ditë për vrasjen e gruas së tij, kurse tani pranon dënimin, por nuk e konsideron veten një ‘përbindësh’.Opinioni publik grek është sensibilizuar shumë me këtë ngjarje, aq sa qytetarë e pritën 32-vjeçari në dyert e Gjykatës edhe me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë zyrtare në Shkup, foli mbi mini-shengenin Ballkanik. Rama tha se mini-shengeni nuk është alternativë e BE, por një e mirë e përbashkët e Rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Shengeni rajonal që e quaj unë, sepse këto me mini se kam pjesë e sfidave të mia, nuk është alternativë e BE, por është domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona, fëmijëve tanë dhe e pqajes së sigurt në këtë zonë. Kush ngatërron shengenin rajonal, pra zbatimin e të katër lirive të BE, me një alternativë me vetë BE, ose nuk kupton, ose nuk do të kuptojë.…

Lexo më Shumë

Lajme te mira vine ne lidhje me situaten e pandemise se COVID-19 ne vendin tone. Mesohet se ne 24 oret e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete, dhe eshte zbuluar vetem 1 rast i ri. Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndersa po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj…

Lexo më Shumë

As pauza e drekës nuk i boshatisi hapësirat administrative të qendrës më të madhe të vendit për dhënie të dokumenteve. Megjithëse se policia përpiqej të mbante rend, qytetarët nxitonin të lëshonin dhe të merrnin sa më shpejtë pasaportat, letërnjoftimet dhe  patentë shoferët meqë nga nesër për 5 ditë kjo qendër do të jetë e mbyllur. Ka prej tyre që kanë ardhur nga jashtë shtetit për të rregulluar dokumentet. – Advertisements – “Ne kemi ardhur nga Belgjika dhe duhet t’ju nxjerr vajzave pasaportat. Kemi prerë biletat kthyese të aeroplanit më datë 28 qershor dhe neve na thonë se pasaportat do të…

Lexo më Shumë

Pasi iu la kohë palëve për tu njohur me aktet e dosjes, Gjykata Kushtetuese ka rifilluar seancën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Përfaqësuesja e Kuvendit,Mimoza Arbi në seancë thotë se kërkuesi nuk ka legjitimitet për kërkesën, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. ”Deputetët çmuan se Presidenti me dekretin për anulimin e zgjedhjeve është në shkelje të Kushtetutës. Deputetët nënvizuan se Presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës.”- tha Arbi. Në këtë rast, paditëse është Voltana Ademi me Shoqatën e Bashkive duke kërkuar shpalljen të paligjshme të zgjedhjeve lokale që opozita i bojkotoi dhe më pas i konsideroi si të njëanshme. Po…

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të ardhshme vendi do të përfshihet nga temperatura të larta, gjegjësisht nga faza portokalli – apo alarmante, ka njoftuar Enti Hidrometeorologjik. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në përputhje me planin aksionar për parandalimin e pasojave nga I nxehti ndaj shëndetit të popullatës, gjatë këtyre dy ditëve rekomandohet që nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e moshës mbi 60 vjec. Në kopshtet e fëmijëve të mos praktikohen aktivitete fizike dhe të mos nxirren jashtë fëmijët gjatë periudhës nga ora 11 deri në 17. Plani po ashtu rekomandon që njësitë e vetëqeverisjeve lokale, Kryqi I kuq…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një viktimë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Viktima është nga komuna e Gllogocit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën (23 qershor) janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në testimin e 1,891 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Sipas njoftimit mjekët konstatojnë se edhe 19 persona janë shëruar nga sëmundja, ndërsa raste aktive janë 165. Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,693 raste pozitive. Prej tyre, 2,254…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në njësinë Administrative Arras, ku një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama kritikuan ashpër mosarritjen e konsensusit mes vendeve anëtare të BE-së pasi nuk u dha datë për fillimin e negociatave. Zaev tha se dështimi vendos në pikëpyetje vlerat evropiane kurse problem është vetë BE-ja. – Advertisements – Sot Evropa ka problem. Ideja e madhe vizionare për Evropë të bashkuar sot ka problem. Kurse problem është vetë Bashkimi Evropian. Brukseli tregoi se BE-ja nuk arriti të gjejë mënyrë ta sigurojë integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor. Ky është problemi. 26 vende anëtare të BE-së nuk arritën të pengojnë bllokimin e një vendi anëtar, është problem i…

Lexo më Shumë

Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar kolegun e tyre në Laç, pasi dhunonte bashkëshorten dhe djalin e tij. Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin. Njoftimi i SHÇBA: SHÇBA arreston një punonjës policie në Laç, i dyshuar për “Dhunë në familje” Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër-Lezhë arrestoi sot në flagrancë shtetasin N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin. Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallzimit…

Lexo më Shumë