Author: almakos

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka thënë se për dështimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, nuk është faji i marrëdhënieve të krisura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, siç ia faturoi sipas tij, kryeministri Edi Rama, por i keqqeverisjes së këtyre 8 viteve të fundit. Shehu thotë se Shqipëria nuk i ka plotësuar 15 kushtet e vendosura nga BE, ndaj sipas tij, vendi ndodhet në vendnumëro sa i përket procesit të anëtarësimit. Postimi i Tritan Shehut: Po degjoj Ramen te deklaroi: “deshtoi BE, nuk deshtoi Shqiperia”!!! Ne fakt nuk ka deshtuar BE, ka deshtuar per te disaten…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 2466 teste nga të cilat 5 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë: Shkup-3, Kumanovë-1 dhe Tetovë-1. Ndërkohë janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar. 2 nga Shkupi, 2 nga Tetova, Kërçovë-1, Gjevgjeli-1, Vallandov-1 dhe Demir Hisar një rast. Ndërkohë që ka ndërruar jetë vetëm një pacientë nga Kërçova, i moshës 39 vjeçe. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë. “Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra…

Lexo më Shumë

Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian, deklaroi Zaev i cili për bllokimin nga Bullgari tha se nuk është vlerë evropiane. – Advertisements – “Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja”, deklaroi Zaev. “Popujt tonë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi…

Lexo më Shumë

Policia e Lushnjës ka vendosur në pranga 27-vjeçarin, Klodian Derivishi, pasi ky i fundit, kishte përshtatur lokalin, në ambient ku ushtrohej në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit. Gjatë kontrolleve në lokalin e 27-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm. Njoftimi i policisë: Lushnjë Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Sekuestrohen pajisjet elektronike që shërbenin për ushtrimin e këtij…

Lexo më Shumë

Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës thanë sot se Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e projektit te Teatrit të ri Kombëtar, duke i hapur rrugen nisjes së punimeve për shtëpinë e re të aktrimit, e cila është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Po sipas të njëjtave burime mësohet se me miratimin e fondit, ana procedurale konsiderohet pothuajse e përfunduar, teksa shumë shpejt pritet të nisë puna edhe në terren për ndërtimin e teatrit të ri, ne te njejtin vend ku më parë ka qenë teatri i vjetër. “Projekti, tashmë i përfunduar dhe…

Lexo më Shumë

Në seancën e nisur prej rreth një ore, Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Po kështu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit. Do ta japë vendimin bashkë me vendimin përfundimtar. Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e Shoqatës Autonomi Vendore që të bëhej pjesë e…

Lexo më Shumë

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e padisë së kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës pritet të jenë testi i radhës për Gjykatën Kushtetuese e dalë nga reforma në drejtësi. “7 anëtarët kanë dalë në seancë plenare për të shqyrtuar një kërkesë të bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, përfaqësuar nga zonja Voltana Ademi, e cila vijon të mbajë…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që qeveria të sjell masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve dhe qytetarëve për shkak të njoftimit të entit hidrometeorologjik se sot dhe ditët në vijim moti do të jetë shumë i nxehtë dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, derisa temperatura maksimale do të arrij deri në 40 gradë Celsiusë. – Advertisements – Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkojnë që punëdhënësit të zvogëlojnë apo mundësisht evitojnë punën në ambient të hapur në këto ditë me mote të nxehtë si dhe të sigurojnë mjete dhe masa për…

Lexo më Shumë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga ka rënë i riu Juxhin Qesaraka, ndërsa policia ka sekuestruar krëhëra automatiku dhe pushke, si dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pendavinj, Maliq, shtetasi J. Q., 30 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, kishte qëlluar me armë zjarri…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup po mbahet Forumi i Parë Ekonomik. Në forum fjalim kishte edhe kryeministri Zoran Zaev. Mes pjesëmarrësve në Forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej i cili do të paraqitet nëpërmjet video-lidhjes, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhuruar pajisje në Shqipëri për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se mbështet përpjekjet e prokurorëve shqiptarë për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike. “Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar…

Lexo më Shumë