Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Peter Sijarto sot do ta hapin Konsullatën e Nderit të Hungarisë në Shtip, që me juridiksion përfshinë të gjithë rajonin lindor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast Osmani dhe Sijarto do të priten nga ana e konsullit të ri të nderit në Shtip, Danella Arsovska. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Gazetari i sportit, Mahir Thaçi, që mori pjesë personalisht në tre ndeshjet e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian 2020, gjatë debatit nëse Përfaqësuesja e Futbollit është “fytyra reale e vendit”, tha se tashmë Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë është një familje e madhe ku nuk ka më vend për paragjykime etnike. Ai tha se Përfaqësuesja jonë ka një harmoni të jashtëzakonshme dhe kjo ndihet kudo, që nga stërvitjet deri te udhëtimet jashtë vendit. – Advertisements – Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë është një familje e madhe, pa marrë parasysh se çfarë etniteti është, sepse të gjithë atje, ata janë…

Lexo më Shumë

Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka paralajmëruar një verë aspak të qetë për politikën. Ai thotë se në dukje duket se deri në shtator nuk do të ketë evente të rëndësishme politike, por nëndhe luhen tensione, negociata, aleanca e konflikte të mëdha.Për Fugën, Shqipëria është rast unikal në Europë pasi këtu janë mpleksur procese juridike të ndërtimit të sistemit të drejtësisë me marrëdhëniet politike me marrëdhenie ndërkombëtare dhe gjeopolitike. ”është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar,…

Lexo më Shumë

Valmir Aziri nga BDI-ja, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, duke folur për kampionatin evropian tha se gjerat në vendin tonë po ndryshojnë për mirë. Ai pohoi se shqiptarët dhe maqedonasit e përjetojnë ndryshe kombëtaren e maqdonase, por ashtu siç është duke ndryshuar mënyra e organizimit të institucioneve, po ndryshon edhe fytyra e futbollit maqedonas ku për momentin kemi presidentin e Federatës shqiptar, po ashtu edhe 6 futbollistë shqiptarë. – Advertisements – Është e vërtetë se, te shqiptarët dhe te maqedonët, ndryshe përjetohet kombëtarja e Maqedonisë. Mirëpo, unë mendoj se ashtu siç është duke ndryshuar mënyra e organizimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të numrit të vaksinimeve anti-covid deri më tani në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook Rama thekson se numri i të vaksinuarve ka arritur në 900.000 vaksinime.Kujtojmë se fushata e vaksinimit nisi që në muajin janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V. BE ka hequr kufizimet e udhëtimeve me disa vende të Europës, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria, si vend jo i rrezikuar nga COVID-19.  

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke theksuar se Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga ky dialog, sepse Pavarësia e Kosovës, integriteti dhe sovraniteti i saj nuk janë në diskutim. Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Di Maio tha se “Është thelbësore të shikohet rruga e pajtimit me lehtësi dhe frymë të hapur”. “Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë është një mundësi me rëndësi historike që të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy punonjësit e OSHEE, të arrestuar për shpërdorim detyre. Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, me detyrë përkatësisht faturist dhe elektriçist pranë OSHEE u arrestuan javën e kaluar, pas zbulimit të vilës së barit në Hardhishtë të Shijakut. Të dy punonjësit e OSHEE akuzohen se kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në ambiente të brendshme, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike. Tre autorët e dyshuar për kultivim të narkotikëve dhe përshtatjen e vilës 3-katëshe të Andi Dashit (Greca) janë në kërkim…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën pëlqimin e të gjithë vendeve anëtare për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian. Edhe pse autoritetet e BE-së, pas takimit të Këshillit të Punëve të Përgjithshme nuk potencuan, vendimin pozitiv e ka penguar vetoja bullgare për Shkupin. Vendimi erdhi pas takimit në Luksemburg të ministrave të jashtëm dhe ministrave për Evropën të vendeve anëtare. – Advertisements –  “Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk ishte e mundur të arrihet marrëveshje për të negociuar për kornizën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me këto dy vende kandidate. Gjithsesi, Presidenca…

Lexo më Shumë

Zv.Presidentja e BE, Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja e jashtme portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare. Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria. Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.  

Lexo më Shumë

Deputeti shqiptar  i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi në parlament ka theksuar se dialogu Kosovë- Serbi është rruga e vetme për zgjidhjen dhe eliminimin e armiqësisë shekullore mes dy popujve. Ai thekson se pa përparimin e këtij procesi asnjëra palë nuk mund të shpresojë për anëtarësim në BE, pasai kjo e fundit nuk mund të bëjë pjesë të vetes një “konflikt të ngrirë”. Kamberi i është presidentit serb Aleksandar Vuçiç drejtuar duke përmendur disa prej krimeve që ka kryer policia e Serbisë, ushtria jugosllave dhe formacionet paramilitare gjatë luftës së Kosovës: Postimi i tij i plotë: NE DALLOJMË Z. PRESIDENT.…

Lexo më Shumë

Një tjetër histori si ajo e Mihalit në Jug të vendit. Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive. Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile. Ky donacion është dhuruar nga Qeveria e Japonisë. Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja për dhënien e pajisjeve e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë. Vlera totale e donacionit kap shumën 810,000 euro. Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët.…

Lexo më Shumë