Zv.Presidentja e BE, Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja e jashtme portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare.
Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria.
Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.