Policia e Lezhës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim për ndërtim pa leje në bregdet. Në pranga ka rënë shtetasi A. N., banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente. Njoftimi i Policisë: Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë…
Author: almakos
Një sasi e konsiderueshme vaksinash nga firma kineze Sinovak pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në konferencën e përbashkët për shtyp me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Zhang Zhuo.Ministri Filipce shtoi se numri i qytetarëve të vaksinuar në vend pritet të arrijë rreth 600 mijë me vaksinat e reja që do të mbërrijnë në fund të muajit. – Advertisements –
Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, do të hapë edhe 6 zyra të reja në disa shtete të botës duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin gjeografik të vendeve ku mund të aplikohet. Në bazë të marrëveshjes së negociuar, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara. Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).…
Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi. Por, në përgjithësi, shtoi ajo, “vaksinat mbeten shumë efektive”. “Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e…
Këshilli Europian do të mblidhet sot në Bruksel, ku pritet të vendoset data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Bullgaria vijon të këmbëngulë në veton ndaj Shkupit, gjë që mban peng Maqedoninë e Veriut dhe nuk i jep dritën jeshile për integrimin evropian. Ky vendim i Bullgarisë pengon edhe Shqipërinë sepse thuhet se vendimi do të jepet për të dyja shtetet. – Advertisements – Ndërkohë, para disa javësh, Holanda i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim. . Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të marsit ku partia…
Qeveria në seancën e sotme duhet t’i shqyrtojë dhe të marrë vendim për të dyja zgjidhjet ligjore të cilat kanë të bëjnë në uljen e paralajmëruar të TVSH-së për energjinë elektrike dhe vendosjen e takës ekologjike për karburantet. Ministri i Financave Fatmir Besimi dje deklaroi se Qeveria do të shkojë me propozim masat të vlejnë nga 1 korriku dhe me pritje se deri atëherë Kuvendi do të arrijë t’i votojë. – Advertisements –
Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli nuk është i shqetësuar për parregullistë në procesin zgjedhor përballë Bashës. I ftuar në emisionin ”Frontline” të Marsela Karapanços në Neës24, demokrati shprehet i irrituar për faktin se pse anëtarësia e PD u tkurr me 30%. Ai thotë se firoja në anëtari ka ndodhur për shkak të burokratizimit të PD dhe ai kërkon ndryshim nga kjo linjë sepse e vdes partinë. ”S’ka interes sa e votuan apo jo, s’ka interes për parregullsitë brenda partisë, u nis e u mbyll e pabarartë. Basha fitoi sepse shumica dërrmuese që dolën ne votim, ishte me 73…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar opinionin lidhur me TVSH-në e rrymës elektrike. – Advertisements – Ai ka treguar se Ministria e Financave nesër do të propozojë zvogëlimin e TVSH-së prej 18% në 5% për rrymën elektrike për të gjitha amvisëritë në vend. “Ministria e Financave propozon nesër zvogëlimin e TVSH-së prej 18% në 5% për rrymën elektrike për të gjitha amvisëritë në vend”, ka shkruar Bekteshi.
Një ditë pas plagosjes në atentatin që iu bë gjatë natës në Sarandë, është ndaluar biznesmeni 35-vjeçar. Policia e Sarandës bën me dije se Spiro Iljadhi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 3 autorëve. NJOFTIMI I POLICISË Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka një thirrje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e ekipit të ekspertëve shqiptarë që do të përfaqësojnë vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ministrja Xhaçka bën me dije se për shkak të numrit të madh të kërkesave, afati i ri i aplikimit për t’u bërë pjesë e këtij ekipi është 30 qershori 2021. Në një dalje publike para mediat, ministrja ka dhënë specifika të mëtejshme për fushat nga të cilat kërkohen ekspertët, duke ritheksuar se kjo është një mundësi historike për Shqipërinë. “Ne duhet ta shfrytëzojmë…
Ministria e Brendshme informon qytetarët se për shkak të kalimit në sistemin e ri, nga 23 qershori 2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 21:00, deri më 27 qershor 2021 (e diel – deri në 21:00) do të funksionojë sistemi i lëshimit të dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi).Për këtë arsye, qytetarët të cilët kanë takim për të aplikuar për një dokument personal me procedurë URGJENTE për datat 23, 24 dhe 25 qershor 2021, njoftohen të paraqiten në ambientet e Ministrisë më datën 23.06.2021 deri në orën 12.Qytetarët që kanë një takim për 23, 24 dhe 25 qershor 2021,…
Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katrore pronë në shëtitoren Rafailovic, e cila ka qenë dikur vendpushimi për fëmijë. Duket cituar aktpadinë, shtypi në Kosovë shpjegon se kjo hapësirë, e quajtur dikur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Prishtinës. Mediat malazeze thonë se padia është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit, të cilës i është kërkuar të dalë me një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës deri në zgjidhjen e çështjes në gjykatë. Ky vendpushimi u emërtua…

