Të tjera pjesë të dosjes së Prokurorisë së Tiranës janë zbardhur, ku dalin përgjimet e grupit që abuzonte me testet e Covid-19, të cilat nga bisedat rezulton se falsifikoheshin me bar-code të laboratorëve privatë në Tiranë. Pjesë e grupit falsifikator, që u ndaluan me urdhër të Prokurorisë, janë edhe dy mjekët Klodian Muharremi dhe Marinela Kalaja, ku njëri punon në QSUT dhe tjetri në klinikë private. Në përgjimet që sjell më poshtë “BalkanWeb” zbulohet mënyra se si bëheshin testet false të Covid-it, kundrejt pagesave të ndryshme. Ndërkohë, që në biseda të implikuarit flasin edhe për rripin e sigurimit të mjetit, ku thuhet…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë shënuar vetëm dy raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë. “Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162.”, është bërë e ditur në njoftim. Siç ka informuar ministria, në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në…
Zbardhet dosja e mbi 300 kg kokainë të kapur në kamionin në Durrës, siguruar nga gazetarja Klodiana Haxhiaj për BalkanWeb. Droga ishte fshehur saktësisht në serbatorin e krahut të majtë të karburantit, ku ishte përshtatur në formë dritareje katrore të mbyllur me kapak e silikon. Nga ana tjetër dyshohet se maqedonasi i arrestuar, Nazif Ajroski ka bashkëpunuar me të tjerë për ta eksportuar drejt Italisë. Në dosjen e Prokurorisë, ai rezulton si njeriu që po e tranzitonte drogën. Ndërkohë në total ishin 300 pako, nga tëcilat 98 me mbishkrimin “Cachaca velho barreioro”, 50 me “Chicagho bulls”, 44 me figurë n e tigrit,…
Patronazhistët janë rikthyer sërish në qendër të diskutimit pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për televizionin francez France24. Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë diskutuar sot në emisionin “Pikat mbi i” në Neës24, duke dhënë analizën e tyre. Sipas Zhejit, në Shqipëri nuk ka një strukturim të shtresës dhe Rama ka kuptuar që duke bërë aleancë me këta që janë bërë sipërmarrës dhe duke krijuar rrethin e bojarëve, arrin të kontrollojë në një dorë të vetme. “Mund të pajtohem me kryeministrin në qoftë se psh sipas denoncimit që është bërë të dhënat e patronazhistëve të ishin të dhënat e e-albania,…
Vijesti shkruan se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katërorë tokë në shtëtitoren “Rafailovic”, vend ku dikur ishte vendosur një vendpushim për fëmijë. Komuna e Budvës, sipas Vijestit, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës, i kryesuar nga Nikola Plamenac, kundërshtoi procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të parregullt. Padia që kanë bërë institucionet e Kosovës ndërkaq thotë se ata kanë blerë vendpushimin me emrin “Ganimete Tërbeshi”, gjashtë dekada më…
Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë. Ndonëse Ajrofski ka mbërritur në Gjykatë rreth orës 09:00, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi. Pas disa orëve vonesë seanca u zhvillua me praninë e përkthyesit dhe gjykatësi Rexhep Bekteshi pasi ka dëgjuar palët, vendosi “arrest me burg” për shoferin maqedonas. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Ajrofski është deklaruar i pafajshëm dhe ka…
Gjatë 24 orët e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ministrisë së Shëndetësisë vetëm 3 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, që të tre vijnë nga Shkupi. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë edhe për 15 pacientë të shëruar, ndërsa 2 pacientë njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Kumanova e kanë humbur betejën me Kovid-19. – Advertisements –
Përdhunimi i 50-vjeçares shqiptare në Greqi ka tronditura mbarë opinionin në vendin helen, por jo vetëm. Sipas policisë greke, autori i dyshuar i përdhunimit është një 35-vjeçar me origjinë bullgare. Ai është identifikuar nga policia dhe është vënë në kërkim nga ana e tyre. Por, rezulton që autori i dyshuar të jetë arrestuar edhe 5 vite më parë, po për përdhunim. Cili është autori i dyshuar? Bullgari thuhet se është arrestuar në vitin 2015 dhe u la i lirë në vitin 2020. Ai u dënua pasi hyri në shtëpinë e një të reje dhe e kishte përdhunuar. Autori i kishte…
Një hetim i nisur nga autoritetet zvicerane zbuloi një rrjet të trafikut të drogës në Zvicër e Gjermani, teksa përfshirja e personave të tjerë, përveç atyre të identifikuar, një i arrestuar në Shqipëri si organizator nuk mohohet. Sipas provave të administruara rezulton se shtetasit Etmond Merja dhe Ndriçim Harka janë të përfshirë si organizatorë në këtë veprimtari kriminale. Ndriçim Harka, është arrestuar tashmë nga policia, teksa kunati i tij Merkja është shpallur në kërkim. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se hetimi ka nisur në 2015 në një kanton të Zvicrës dhe më pas përmes përgjimeve është arritur të zbërthehet…
Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një tjetër operacion për falsifikimin e testeve të COVID-19. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë 10 persona të arrestuar. Mes të ndaluarve janë dhe dy mjekë, falsifikatorë, disa sekserë të agjencive të udhëtimit etj. Të arrestuarit akuzohen shisnin teste të COVID-19 fiktive. Hetimet filluan kryesisht ndërsa aktiviteti i jashtëligjshëm u zbulua pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet me justifikimin për të dhëna të pasakta. Një prej mjekëve të ndaluar punon në QSUT dhe një në spital privat. Prokuroria ka sekuestruar dhe bazën e falsifikimit të testeve që shiteshin…
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Shtetit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi 82 kilogramë substanca narkotike, marijuanë. Gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale në lokacione të ndryshme janë gjetur të fshehura në vende dhe mjete të ndryshme, provat e sekuestruara: 82 kilogramë e 914 gramë marijuanë; 100 paketime të barnave të kontrabanduara, me peshë prej 100 kilogramëve e 180 gramëve; 1 pushkë gjuetie me 35 predha (fishekë) si dhe dy qese najloni…
Mediat greke kanë publikuar një foto, ku shihet 20-vjeçarja Caroline pak para se të vritej nga i shoqi. Në foton e publikuar, shihet bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, duke qëndruar i shtrirë në divan, së bashku me vajzën e tyre Lidia. Ora është 00:23, kur kamera regjistron këtë lëvizje të çiftit. Ndërsa sipas raportit mjeko-ligjor, ngjarja ka ndodhur nga ora 4:05 e mëngjesit të 11 majit, deri në 4:11. Kjo është konfirmuar nga ora inteligjente që Caroline mbante në duar. Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Babis, pranoi krimin e bërë. Për 37 ditë me radhë ai pretendoi se…

