Ashtu si ndodh thuajse në të gjitha fundjavat, bllokohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës. Nga kilometri 5 deri në Maminas, ekzaktësisht në vendin ku kthen për në Gjirin e Lalzit është totalisht e bllokuar. Vargu i makinave është rreth 10 kilometra. Po ashtu për shkak të ecjes së ngadaltë në temperatura të larta janë të shumta makinat të cilat pësojnë defekte.
Author: almakos
Plasaritja e mureve, myku e lagështia janë vetëm disa nga pamjet që kamera e ALSAT filmoi brenda ambulancës në Gjorçe Petrov 2 në Shkup. Kjo ambulancë e cila ka 7 ordinanca, ekziston nga viti 1963 dhe që atëherë, nuk është bërë asnjë investim. Aglaica Dimova tanimë 32 vite punon stomatologe. Thotë se ambulanca është para shembjes dhe se është shumë e vështirë të mirëmbahet higjiena. – Advertisements – Konstrukti i kulmit të ambulancës lëshon ujë dhe në çdo reshje shiu posaçërisht shiu që ishte në Stajkovcë, ku patëm vërshim të madh, e kishim patjetër të ç’kyçim gjithçka sepse punojmë me…
Ndryshimet e shpeshta të motit ndikojnë ndaj shëndetit të njeriut. Sipas mjekëve ndryshimet e shpeshta, si te të rinjtë ashtu edhe tek më të moshuarit shfaqen përmes simptomave të ndryshme, siç janë koke dhembja, marramendjet, të vjellat por dhe dhembje të tjera. Te personat me sëmundje kronike ndryshimi i motit ndikon tek sistemi kardiovaskular dhe ai respirator, ndërsa mund të vijë edhe deri tek rritja e presionit të gjakut. – Advertisements – Të shmanget hapësira e mbyllur, qëndrimi në shtëpi, kondicionerët në hapësirat e mbyllura, qëndrimi para kompjuterit. Më së mirë është të dilet më shpesh në ajër, të shëtitet…
Zbardhet ngjarja e ndodhur mengjesin e sotëm ne Sarande, ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi dhe nje kalimtar i rastit. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim u vunë shtetasit Andrea Caushi, 35 vjeç Visi Caushi, 33 vjeç (vëllezër) si dhe Redjan Haderi, 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë. NJOFTIMI I POLICISE Zbardhet ngjarja e ndodhur mengjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J. Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre…
Ka pasur mundësinë të luajë edhe ndaj Portugalisë edhe ndaj Spanjës, me fanellën e Shqipërisë. Ish-mesfushori Andi Lila, në emisionin “Euro Mania”, në News 24, është shprehur se të dyja këto kombëtare kanë ndryshuar shumë, në krahasim me atë që kanë qenë në të kaluarën. Gjithashtu Lila ka treguar edhe një episod të veçantë me mesfushorin Iniesta, gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Shqipërisë. “Ndodh me të gjitha skuadrat që të kenë ulje-ngritje. Po të shikosh këtë Spanjë me atë të yjeve të famshëm që shkëlqenin atëherë, janë shumë larg. Spanja do jetë gjithmonë pretendent. Do prodhojnë yje. Shikojmë që ka…
Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këtë fundjavë. Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare dje drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.Ndërkohë një fluks automjetesh është vërejtur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës. Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e…
Unionit Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë ku kërkohet heqja e masave kufizuese. Sipas Unionit Turistik, këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në shkresën në fjalë thuhet se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale. “Jemi te mendimit se ne kushtet aktuale duhet rishkuar mundesia per zgjerimin e ketyre masave ne menyre qe te ndihmohen bizneset dhe njekohesisht tu krijohen kushtet per argëtim turisteve qe kane zgjedhur Shqiperine per te kaluar pushimet…
Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike është goditur në Shijak të Durrësit, ku janë shpallur në kërkim 3 autorë të dyshuar, Valter Greca, Andi Dashi (Greca) dhe Idajet Greca. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit Ervin Stafa, 39 vjeç dhe Xhavit Istrefi, 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së. Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike). Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi I. G., 40…
Qyteti i Shkupit njofton se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet spërkatja me avion kundër mushkonjave. Po ashtu, nga dita e nesërme deri të premten nga ora 22:00 deri në ora 03:00 do të bëhet spërkatja në tokë kundër mushkonjave. – Advertisements – Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se nëse kushtet e motit nuk lejojnë spërkatjen, do të bëhet ditën e ardhshme, kur të përmirësohet moti. Rekomandohet që bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e duhura për t’i mbrojtur bletët.
Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për persona të kapur me kokainë, të dyshuar për vjedhje, dhunë në familje si dhe largim nga burgu. Njoftimi i plotë Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi…
Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Rreth mesditës dhe pasdite do të ketë dukuri të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20 gradë. Ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25 deri në 34 gradë Celsiusë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, temperatura minimale do të ulet në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 31 gradë Celsiusë.
Dy turistë kanadezë ngecën në baltën e një përroi në Skrapar. Ata njoftuan me telefon Policinë pasi nuk e dinin vendin ku ndodheshin. Pas disa orësh kërkime, uniformat blu arritën të lokalizojnë dy turistët duke i ndihmuar të dilnin nga vendi ku kishin ngecur.Policia i nxori mjetin nga balta dhe i shoqëroi dy turistët deri në rrugën kryesore. NJOFTIMI NGA POLICIA Skrapar Policia në ndihmë të turistëve kanadezë. Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur…

