Author: almakos

Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45. Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ,ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij.

Lexo më Shumë

Me nisje e operacionin ‘’Bregdeti Ynë’’ në Durrës Policia ka evidentuar dhe rastet e para të ndërtimeve pa leje. Në Kep të Rodonit janë arrestuar 1 person, 1 tjetër është shpallur në kërkim kurse 5 të tjerë janë nën hetim. Ata u kapën duke kryer ndërtime pa leje që po kryheshin pa lejen e organeve kompetente. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia e Durrësit aksion të përbashkët me IKMT, për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 1 shpallet në kërkim, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje. Policia e Durrësit,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vijon vizitat në trevat shqiptare në Mal të Zi ku pas Krajës është ndalur në Ostros. Ai ka vizituar pikërisht shkollën fillore ‘’Gjergj Kastriot Skënderbeu’’ ku është pritur nga profesori i gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj. Meta thotë se Gjeçbritaj prej dekadash edukon fëmijët shqiptarë me kulturën e traditat atdhetare. Presidenti  e falenderoi profesorin për kontributin e tij në trevën e Krajës. STATUSI NGA ILIR META Në shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros, me profesorin e gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj, i cili prej dekadash edukon fëmijët shqiptarë në Malin e Zi, me kulturën dhe traditat…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi 4 ditë më parë aksidentoi një të moshuar italiane. 74-vjeçarja shpëtoi pas mjekimit të marrë në spital ndërkohë që autori Endri Zaja, ishte shpallur në kërkim si autor kryesor i dy vjedhjeve. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i  2 vjedhje në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polcisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen…

Lexo më Shumë

Duke nisur nga kjo e dielë dhe gjatë gjithë javës tjetër pritet te ketë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin. Shqipëria do të pushtohet nga i ashtuquajturi i nxehti afrikan. “Që nga kjo fundjavë do kemi rritjetë ndjeshme të vlerave termike që shkojnë në 35 gradë celcius gjatë kësaj fundjave kjo rritje shoqërohet me mot të mire. Po ashtu rritje të ndjeshme të vlerave termike si pasojë e afrimit të masave ajrore të veriut të kontinentiti afrikan.”- tha sinoptikani Hakil Osmani. Në Tiranë termometri…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në Elbasan-Bradashesh mesditën e sotme. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, një me gjymtyrë të thyera dhe një tjetër 15-vjeçare. Në pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja dallohet se aksi Elbasan-Bradashesh është bllokuar plotësisht. Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa dallohet se një prej automjeteve ka mbetur në mes të rrugës, kurse tjetri ka përfunduar anës saj.

Lexo më Shumë

Pavarësisht që shkollat fillore dhe të mesme kanë caktuar datën për shpërndarjen e dëftesave, këto të fundit nuk ekzistojnë. Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit e cila duhet t’i sigurojë dëftesat nuk dhanë përgjigje konkrete se kur shkollat do të furnizohen me dëftesa. Nga Byroja vetëm thanë për shkak të Pandemisë dëftesat pritet të jenë në duart e nxënësve deri në përmbyllje të vitit 2021. – Advertisements – Duke pasur parasysh se shkollat në kushte të këtilla nuk mund të bëjnë organizimin e manifestimeve për shpërndarjen e dëftesave, ju informojmë se këtë vit shkollor dëftesat do tu ndahen nxënësve deri…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan  1 humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit.  Ndërsa bëhet me dije se janë shënuar  16 raste të reja, 7 mëë shumë se dje. Më shumë të infektuar pati Gjilani 8, ndjekur nga Mitrovica 2 dhe Prishtina me Fushë-Kosovën nga 1.Po ashtu 18 pacientë e kanë fituar betejën me virusin së fundmi.

Lexo më Shumë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot me shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa publikon një video, thotë se fillimisht janë shembur 4 objekte në Kepin e Rodonit. Sipas tij, kontrolli i territorit do të ngrihet në një tjetër nivel duke përdorur teknologjinë, ndërkohë që janë ashpërsuar ndëshkimet në Kodin Penal për ata që ndërtojnë pa leje duke përfshirë të gjithë zinxhirin ndërtimor. “#BregdetiYnë – IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në zyrën e tij homologun e Athinës, Kostas Bakoyannis të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit”. Takimi mes dy homologëve u bë pikërisht pas lajmit të mirë ku Greqia hapi kufijtë me Shqipërinë pas bllokimit në kuadër të pandemisë së Covid-19. “Ke ardhur me këmbë të mbarë”, – iu drejtua Veliaj homologut të tij, – “sepse sot është dita e parë e hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke rritur kuotat derisa të shkojmë në një hapje totale. Faleminderit që ishe pasagjeri i parë që hape kufirin dhe jam i…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se asnjëri prej tyre nuk ka folur në seancën gjyqësore. Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për…

Lexo më Shumë

Në Vjenë, ku morën pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, kryeministri Zaev ka takuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku bëri të ditur se diskutoi me kryeministrin Zaev sa i takon projektit të Korridorit 8, të cilin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë e cilëson si projektin më ambicioz mes dy vendeve. “Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.…

Lexo më Shumë