Tridhjetë e gjashtë ferma të pulave janë prekur nga gripi i shpezëve që u paraqit në Kosovë. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se të gjitha këto ferma janë ekonomi familjare e që kanë fond të vogël të shpezëve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që nga rasti i parë i paraqitjes së dyshimeve për prezencën e gripit të shpezëve në Kosovë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform udhëzimit administrativ për luftimin e kësaj sëmundje. “Menjëherë është krijuar shtabi i krizës. Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve janë duke u koordinuar aktivitete, ndërsa veprimet operative në teren janë…
Author: almakos
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama pohoi mbrëmjen e sotme se gratë e politikës duhet të ngrihen në nivelin e misionit, përtej meritave të tyre personale. Në një intervistë për Ilva Taren, Linda Rama tha se gratë në politikë duhet të jenë katalizatore të fuqizimit të gruas në baza meritokratike në të gjitha nivelet dhe adresimit të problematikave të tyre. “Ajo që mua më mungon vetë, si njeri që e ndjek në vijimësi këtë çështjen e fuqizimit të gruas dhe kur them në vijimësi, bëhet fjalë që në fund të viteve ’90, ajo që unë kuptoj që atyre grave…
Një sasi e konsiderueshme paundësh është kapur në portin e Durrësit. Gazetarja Doriana Bezat ka bërë të ditur se paratë janë gjetur në një furgon që vinte nga Italia. Kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar paratë e fshehura, ndërsa raportohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit, ku u gjetën paratë. Aktualisht policia është duke numëruar sasinë e parave, ndërsa mësohet se furgoni kishte mbërritur sot në Portin e Durrësit me anë të një trageti. Ky është rasti i dytë i regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku dhe gjatë orëve të pasidtes, brenda një kamioni që vinte…
Një sasi prej 300 kg kokainë është sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit. Droga u gjetë e ndarë në pako e fshehur brenda një kamioni që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. – Advertisements – Policia ka arrestuar shoferin e mjetit me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski i cili nuk ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi. Mësohet se kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë…
Është zbardhur dëshmia e të penduarit Klevis Alla ku implikohen dy krutanet e dyshuar si vrasës me pagesë, të cilët dyshohet se ekzekutuan Besmir dhe Viktor Haxhian. Ngjarja në fjalë ndodhi në muajin prill të vitit 2020 në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për Gazeta Shqiptare dëshminë e Allës, i cili pohoi se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Diven te shtëpia e Besmir Haxhisë. “Nuredini me tha; ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja behej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer.”, mësohet të jetë shprehur…
Janë dhënë detaje të reja në lidhje me 300 kg kokainë që u sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit. – Advertisements – Në një raportim për News24, thuhet se droga do të shpërndahej në disa vende të Europës dhe jo vetëm në Napoli ku kishte destinacionin. Sipas këtyre informacioneve po hetohet më tej për një rrjet kriminal të shtrirë në tre shtete, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Itali. Çdo kamion, para se të ngjitet për në traget, i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm, pas rasteve të shumta të ngarkesave të kapura në Portin e Durrësit. “Po hetohet më…
OSHEE ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme, (datë 19.06.2021), do të stakohet energjia elekrike në zonën pranë Depos së Ujit në Tiranë. OSHEE njofton, se energjia në këtë zonë të kryeqytetit, do të ndërpritet si pasojë e rikonstruksionit të kabinave, nga ora 9:00 në 16:00. Njoftimi i OSHEE: Pershendetje/ Njoftim për abonentët #TiranëStakim, 19 qershor Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 19 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Budi”
Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në rrugën e eurointegrimeve, ka shkruar sot në Twitter kancelari austriak Sebastian Kurz pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Vjenë. – Advertisements – Sipas kancelarit Kurz, nevojitet të përmbushen premtimet dhe shpejtë të fillojnë negociatat paraqasëse. “Ne doemos tani t’i mbajmë premtimet tona dhe shpejtë të fillojmë negociatat qasëse”, ka shkruar në Twitter, kancelari Kurz. Very good to see @Zoran_Zaev again in Vienna! North Macedonia has done an excellent job on its way towards #EUIntegration. We must now keep our promises and swiftly start accession negotiations!…
Voltiza Duro – Aktualisht në vendin tonë numërohen 7 vatra infektimi nga virusi H5N8, i njohur ndryshe si gripi i shpendëve. Në këto kushte, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, shërbimi veterinar i del si detyrë të mbrojë shpendarinë e vendit tonë, si dhe të mbrojë shëndetin e njeriut, pasi ky virus, mund të pësojë mutacione dhe të kthehet në një patogjen të fortë për njeriun. Por sa mundësi ka ky shërbim veterinar të plotësojë këto detyra? Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, mjeku i njohur virolog-imunolog, prof. Dr. Kristaq Bërxholi thekson se shërbimi veterinar ka nevojë për mbështetje…
Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të mbetet, siguron Komisioni Rregullator i Energjisë pas njoftimeve për rritje të çmimeve. – Advertisements – Ata thonë se tarifa e lirë në një farë mënyre është subvencion për energjinë elektrike që përdorin qytetarët. Kjo çështje u shqyrtua vitin e kaluar, por pas negociatave të gjata kërkesa u refuzua. Javën e ardhshme duhet të kemi më shumë detaje në lidhje me korrigjimin e çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i ri i energjisë elektrike do të jetë i vlefshëm nga gushti. Energjia elektrike vitin e kaluar u rrit me 7.4 përqind me kërkesë të…
Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe kryesore të vendit që të ndërpresin kontratat me mjekët specializantë. Në shkresën e siguruar nga BalkanWeb, e cila mban datën e djeshme, ku kërkohet që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë. Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor sqaron mes të tjerash se punësimet bëhen vetëm përmes miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, ky institucion i kërkon operatorëve që të dërgojnë listën me vendet vakante
Takimin e ka konfirmuar vetë ambasadorja, e cila ka ndarë në rrjete sociale një foto ku shihet me djalin nga Tropoja. Përbri fotos së publikuar, Kim shkruan se me Fisartin kanë diskutuar rreth vendeve të tyre të origjinës, mënyrës se si janë rritur, por edhe marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Amerikës. “Javën e kaluar Fisarti bëri një koment për “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot u ulën jashtë, në diell, pimë kafe dhe biseduam për komentin, por edhe për shumë gjera të tjera. Ne diskutuam për origjinën dhe se si kjo…

