Një turist 76-vjeçar nga Austria ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës, si pasojë e një arresti kardiak.Policia njofotn se austriaku ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës. Njoftimi i policisw: Më datë 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjeksore të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.
Author: almakos
Ka shkuar në 13 numri i të arrestuarve nga operacioni policor i koduar “Parku”. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni. Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi R. D., pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në koordinim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Dhërmi, e shtetasit R. D. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurimit…
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij 48-vjeçarit H. Ç. Policia bën me dije se 49-vjeçari gjithashtu ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata. Materialet i…
Apeli i Posaçëm ka shpallur sot vendimin për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 613 kg kokaine, që u kap në Portin e Durrësit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për administratorin e kompanisë, Donaldo Lushajn, dhe 8.8 vite për shoferin Armando Pezakun. Siç raporton gazetarja Lala, këto vite janë nga gjykimi i shkurtuar që përfitojnë të arrestuarit, ndërsa pa gjykim të shkurtuar Çekaj ka 21 vite burg, Lushaj 16 dhe Pezaku 13. Gazetarja Lala raporton…
A.I. nga Dibra mbrëmë është plagosur me armë zjarri dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm, ai është transportuar në Ohër për mjekim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Veljko Vlahovic, afër Xhamisë. Ndërkohë forcate rendit kanë ndaluar një person si të dyshuar për “vrasje në tentativë”. – Advertisements – “Rreth orës 22:00 në institucionin tonë, me një automjet privat është sjell personi A.I. me një plagë me armë zjarri. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë i plagosuri është transportuar në institucionin më të afërt, përkatësisht në repartin kirurgjikal…
Policia e Fierit ka sekuestruar në një operacion fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë, ndërsa në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Vreshtas” ka rënë poseduesi M. Xh. 42 vjeç, banues në Cakran. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 42-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg kanabis, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në vazo lulesh, një armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në…
Moti sot në vend në orët e paradites do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të arrij deri në 32 gradë Celsiusë. – Advertisements –
Analisti Arjan Vasjari teksa u ndal tek zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku u rikonfirmua Lulzim Basha tha se nuk pati një garë brenda partisë, por mes dy grupeve. I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Vasjari tha se Basha dështoi me zgjedhjet por edhe kundërshtarët e tij në garë. “Nuk flitet për terma demokracie, por jemi në një moçal demokracie. Në një betejë dështon njëra palë. Në PD dështuan të gjithë. Dështoi Basha me zgjedhjet dhe kundërshtarët e tij. Shifrat janë aty. Kam një pyetje me zotërinjtë, pasi duhet të sqarojnë raportet, jo vetëm me Bashën, por me…
Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, duke folur për reformat në kodin zgjedhor, shpjegoi se nuk do të ketë ndryshime thelbësore, në kuptim të financimit të partive. Por, sipas tij, reklamimi duhet të jetë i barabartë për të gjitha partitë. – Advertisements – Duket se ndryshime të këtilla thelbësore të Kodit zgjedhor nuk do të ndodhin në kuptim të financimit të partive në fushata nga buxheti i shtetit sepse u kalua në këtë zgjidhje para disa viteve dhe se u tregua se zvogëlohet korrupsioni te partitë politike gjegjësisht partitë politike të varen nga disa…
Kancelari austriak Sebastian Kurz deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes mes njëra-tjetrës. Teksa vlerësoi të rëndësishëm takimin e së martës në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Kruz tha se progresi i dialogut mes dy palëve ka qenë i kufizuar. “Ato takime nuk janë të thjeshta dhe ne e dimë këtë. Progresi deri më sot ka qenë i kufizuar. Kjo është arsyeja pse takime të tilla janë të rëndësishme dhe shpresoj se do të ketë progres të duhur në të ardhmen. Kjo do të ishte mirë për qytetarët…
Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, komentoi zgjedhjet për kryetar në Partisë Demokratike. Shqetësuese për analistin është fakti që në këto 30 vite të historisë së demokracisë shqiptare, asnjë sfidues nuk arrin të mundë kryetarin e partisë. Nazarko tha se duhet të përcaktohet në statut, që nëse një kryetar nuk i fiton zgjedhjet, ai nuk duhet të qëndrojë sërish në krye. “Këto zgjedhje unë i shpjegoj me një fjali: Në momentin që humb ikën në shtëpi. Këta (PD-ja) e kanë pasur në statut dhe e kanë hequr, ne jemi një shoqëri gjysmë-feudale. Kjo është e para,…
Ditmire Shehu nga BDI e ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke folur për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme, tha se BDI-ja ka qenë gjithmonë e hapur. Ajo shtoi se do të ishte mirë që këto zgjedhje të jenë një lloj testi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për listat e hapura. – Advertisements – Ne jemi për listat e hapura edhe kjo është pjesë e programit tonë, kur kemi qenë në bisedime me LSDM. Ne mendojmë se ky do të jetë edhe një farë lloj testi edhe për zgjedhjet parlamentare. Prandaj ne mendojmë të fillojmë njëherë me…

