Një tjetër detaj ka dalë në dritë nga krimi që tronditi Greqinë. Të gjitha hetimet e deritanishme, implikojnë bashkëshortin e 20-vjeçares Caroline në krimin e rëndë. Pak më parë, u raportua se policia e ka mbështetur pretendimin e saj në tre të dhëna, orën biometrike, kamerën e sigurisë, por edhe mesazhet telefonike që viktima ka shkëmbyer me të shoqin pak para se të ndërronte jetë. Por sakaq, mediat greke kanë publikuar një tjetër detaj, që i jep akoma më shumë kuptim implikimit të të shoqit në vrasje. Sipas tyre, Caroline, kishte kërkuar divorcin nga i shoqi, e po mendonte të…
Author: almakos
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka kërkuar njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian. Gjatë Samitit të Ministrave të Shëndetësisë të Ballkanit Perëndimor, Manastirliu tha se situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar. “Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për…
VMRO DPMNE-ja ndërroi sloganin e partisë. “Maqedonia për të gjithë njerëzit” është strategjia e re e partisë, të cilën e promovoi kreu i partisë Hristijan Mickoski një ditë më parë. Megjithatë nga kjo parti nuk sqarojnë se çfarë konkretisht do të ndryshojë nga politikat e deritanishme të saj. Ata thonë se agjenda mbetet e njejtë. Lidhur me koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet lokale, nga VMRO-DPMNE thonë se janë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë që janë pjesë e bllokut opozitar, por pa dhënë detaje nëse negociojnë me ndonjë parti konkrete. Nga opozita maqedonase thonë se ende nuk kanë…
Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim dhe Ministri Gjerman i Shëndetësisë konfirmuan se tre vende të Ballkanit Perendimor janë ‘zona të gjelbërta’ dhe theksuan se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot pjesë e Samitit të Ministrave të Ballkanit Perendimor, i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit. Manastirliu, në fjalën e saj tha se situata epidemiologjike në Shqipëri është e përmirësuar dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet…
Identifikohet viktima e aksidentit në Fier. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:50.Bëhet fjalë për shtetasin Gramoz Aliaj nga fshati Plyk, njësia administrative Portëz. Viktima ishte duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ndërsa ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga të mjetit.
Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të dërguar në Kushtetuese vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Për të ngritur një çështje në Gjykatën Kushtetuese duhet nënshkrimi i 30 deputetëve. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten më 17 qershor, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, tha se vendimi presidentes është antikushtetues dhe i urdhëruar nga kryeministri, Albin Kurti. “Për të mbrojtur rendin…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier. Burime bëjnë të ditur se një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Një lajm i mirë vjen për Shqipërinë. Parlamenti holandez ka votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE. Ka qenë ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka bërë të ditur lajmin. “Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.
Vendimi për të studiuar në një nga fushat e mjekësisë është shumë i rëndësishëm për maturantët, pasi një profesion i tillë kërkon angazhim të vazhdueshëm, përkushtim të veçantë dhe respekt për jetën njerëzore. Tashmë një nga ambiciet dhe projektet më të mëdha të universitetit “Luarasi” është jetëzuar nën kujdesin e veçantë dhe punën e palodhur të rektorit të Universitetit “Luarasi”, profesor Et’hem Rukes. Rektori i “Luarasit” jep lajmin e madh për hapjen e Fakultetit më të ri, atij të Shkencave Mjekësore. Fakulteti përmban katër programe, Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Infermieri dhe Farmaci. “Kam kënaqësinë të njoftoj opinion publik, dje ministrja…
Sot, Sasho Mijalkov shpëtoi nga një vendim i mundshëm për arrestimin çnjerëzor të Ljube Boshkovskit në vitin 2011, për të cilin ai akuzohet në rastin “Tortura”. Gjykatësja Aleksandra Risteska, nuk e njoftoi aktgjykimin, por tha se ata do ta rihapnin procesin gjyqësor. Arsyeja për këtë ishte paqartësia në dëshmitë dhe faktet nga prokuroria dhe mbrojtja. Këshilli i Gjykatësve, i kryesuar nga Risteska, momentalisht nuk ka mundur të marrë vendim, sepse nga dëshmitë e deritanishme nuk e kishin të qartë, çfarë kishte bërë secili nga të pandehurit. – Advertisements – Për anëtarët e Këshillit, çështja në lidhje me llojin, karakterin dhe…
Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa raportohet për 10 raste të reja. NJOFTIMI NGA IKSHPK 17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës. Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e një 67-vjecareje, e cila denoncoi ish të dashurin, pasi i mori një shumë parash dhe nuk ja ktheu kurrë. 67-vjeçarja: Ky person më ka pas njohur që në moshën 15-vjecare, më ndiqte dhe me vëzhgonte rregullisht. Asaj kohe unë isha fejuar dhe familja ime më kishte fejuar. Ky vazhdonte të më ndiqte dhe ky pas nja 4 vitesh martesë e takoj në një rrugë ku unë po prisja makinën për të shkuar në Tiranë, ky kalon dhe më thotë që eja se andej e…

