Author: almakos

Tre vite më parë, në Prespë u nënshkrua Marrëveshja që i dha fund kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë mbi çështjen e emrit kushtetues. Bllokada që kishte lënë Maqedoninë e Veriut me vite në vendnumëro, u hoq pas paktit të nënshkruar nga ministrat e Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias. – Advertisements – Miratimi i Marrëveshjes në Kuvend dhe ndryshimet kushtetuese i hapën vendit rrugën për anëtarësim në NATO. Sot pas tre viteve, LSDM-ja, lideri i së cilës ishte bartës i procesit vlerëson se Marrëveshja e Prespës paraqet paktin më të rëndësishëm diplomatik në histori të vendit. Bota dhe bashkësia ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Erjon Skëndaj Që nga dita e mërkurë dhe në vijim spitali i Sanatoriumit konsiderohet i rikthyer plotësisht në identitet, duke hapur dyert për të sëmurët e parë me sëmundje të mushkërive. Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se 14 ditë pas mbylljes si spital Covid-2, Sanatoriumi ka pritur 15 pacientët e parë me sëmundshmëri të ndryshme të pulmonit, të cilët janë shtruar në spitalin e boshatisur prej dy javësh. Ndërkohë, klinika pneumologjike e transferuar në QSUT që prej nisjes së pandemisë do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit qershor në ambientet e ish…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me homologun e tij Bullgar Stefan Janev njoftoi se ndeshjen Maqedoni-Ukrainë do ta ndjekin bashkë në Sofje. Me këtë rast i pyetur se për kë do të bëj tifo, kryeministri bullgar me përgjigje: “Meqenëse kam mysafirë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, natyrisht se do të bëj tifo për Maqedoninë”, deklaroi Janev. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës së sotme në Republikën e Bullgarisë, u takua me kryetaren e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova. – Advertisements – Kryeministri Zaev dhe kryetarja e BSP-së Ninova, u dakorduan se bisedimet e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian duhet të fillojnë sa më shpejtë dhe se çdo mbështetje në këtë drejtim është shumë e rëndësishme. Kryeministri Zaev gjatë bisedës theksoi se investimi për realizimin e këtij qëllimi është i madh dhe se delegacioni qeveritar maqedonas është në Sofje me qëllime të sinqerta dhe të ndershme, që të…

Lexo më Shumë

Drejtori i IKMT në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra, raporton gazetari Senad Nikshiqi. Në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë iKMT-në e Shkodrës në vijim. Ilir Niklekaj është emër i njohur për drejtësinë pasi në 2016 u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë teksa kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës.

Lexo më Shumë

Detaje të tjera dalin në dritë nga arrestimi i dy bashkëpuntorëve Besjan Xhixha e Enver Diva për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka rënë në gjurmët e dy bashkëpuntorëve falë dëshmisë së Klevis Allës dhe ata janë përgjuar për disa kohë. Rezultoi se ata janë kontaktuar nga Nuredimin Dumani e Talo Çela që ishin në kërkim për atentatin. Xhixha e Diva ishin kontaktuar nga dy personat e sipërpërmendur për të kryer atentatin e Besmir Haxhisë në këmbim të një pagese. Dy personat kishin rënë dakord për të kryer krimin, por ditën e ngjarjes…

Lexo më Shumë

Policia pasditen e djeshme, diku rreth orës 18:00 kanë privuar nga liriatre persona, A.SH (24), R.K (30) dhe I.T (26) nga Shkupi të cilët u hasën në Nerasht dhe Radush të Shkupit. Personat në fjalë dyshohen për kultivim të kanabisit. – Advertisements – “Rrënjët e kanabisit u dokumentuan me foto dhe u morën për ekspertizë, ndërsa tre personat, në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, u mbajtën në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të çështjes. Në ndërkohë sot ata do të sillen para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë”, njoftojnë…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka publikuar pamjet e arrestimit të dy Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, në prill të 2020. Policia deklaron se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Vazhdimi”, për vënien në pranga të personave të përfshirë në një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020. Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot është paraparë që të shpallet aktvendimi për rastin “Tortura”. Si i akuzuar i parë në këtë rast është ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe 6 ish pjesëtarë të njësitit Alfa.Rastin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Aleksandra Ristovska, derisa përfaqësues i prokurorisë është Lubomir Lape. – Advertisements – (Foto: MIA)

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes, Besian Xhixha dhe Enver Diva. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se të arrestuarit janë nga Fushë Kruja, dhe janë kontaktuar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, të cilët iu kanë premtuar një shumë të madhe parash, që të vrisnin vëllezërit Haxhia. Të dy të arrestuarit kanë pranuar që të kryenin vrasjen dhe i kanë ruajtur vëllezërit gjatë periudhës së pandemisë, kur pjesa më e madhe e njerëzve ishin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Svetllan Stoev, në margjinat e takimit të Ministrave për Punë të Jashtme, pjesëmarrës në Procesin për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, në Antalia, Turqi. – Advertisements – Në takim bashkëbiseduesit riafirmuan përpjekjet e ndërsjella për të ruajtur në vazhdimësi ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e tyre të mëtejmë si kontribut për stabilitet, siguri dhe prosperitet në rajon. Me kujdes të veçantë u shqyrtuan perspektivat për të hapëruar në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.…

Lexo më Shumë

Kosova ka ende 186 raste aktive ndaj COVID-19. Me rënien e shifrave, Kosova po vijon edhe me fushatën e vaksinimit pasi nga dita e djeshme ka nisur edhe masivisht. 110 mijë qytetarë kanë marrë deri më sot nga një dozë të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilëve 13 mijë  e 149 qytetarë janë vaksinuar plotësisht dhe me dozën e dytë. Në total 2 mijë e 250 qytetarë gjetën vdekjen gjatë pandemisë nga COVID-19 në Kosovë, kurse  mbi 105 mijë të tjerë e kanë fituar betejën.

Lexo më Shumë