Mësohet se shkak i zjarrit janë bërë temperaturat e larta të stinës dhe lënia ndezur e qirinjve pranë varrezave, nga të afërmit që vizitojnë vendin ku prehen të dashurit e tyre. Raportohet se policia dhe ekipet zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e dëmtimin e varrezave publike në Gjirokastër. Vlen të përmendet, që shpesh kjo zonë e qytetet është mjaft problematike gjatë kësaj periudhe, e shkak për këtë janë temperaturat e larta.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se nga e hëna fillon me aplikimin e takimeve online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit. Sipas një njoftimi për media, ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike. “Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me…
Në kuadër të nismës së lancuar nga Kryeministri Edi Rama, “Gati për Shqipërinë”, Administrata Doganore mirëpret për rekrutime vajza dhe zonja në strukturën e Antikontrabandës. Në një takim me kandidatet , drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, u shpreh , se me qëllim për të ndryshuar rrënjësisht vizionin drejt një administrate eficente dhe efikase, që njeh dhe zbaton shërbime të dixhitalizuara doganore, jemi të hapur drejt prurjeve të reja për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në sfidat e modernizimit dhe digjitalizimit të autoriteteve doganore. Duke i përgëzuar aplikantet për…
Kosova sërish nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur 9 raste të reja. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se 14 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. NJOFTIMI NGA IKSHPK 18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën…
Jepet masa e sigurisë për grupin e trafikut të drogës në Tiranë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të Tiranës.8 prej të arrestuarve janë lënë në masën ‘arrest me burg’ ndërsa 4 të tjerë në ‘arrest shtëpie. Ata akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa ata u arrestuan pas një viti hetimesh. Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. MASATDenard Buci, arrest me burgF. S (i mitur), arrest në shtëpi Doris Murati, arrest me…
Opozita kundërshton faktin që mbetet e përjashtuar nga negociatat me Bullgarinë. Sipas VMRO-DPMNE-së, nëse janë të vërteta raportimet e mediave bullgare të cilat shkruajnë se Zaev ka propozuar zgjidhje për gjuhën, kjo do të nënkuptonte tradhti kombëtare. – Advertisements – “E para kjo nënkupton se Zaev, në kundërshtim me zotimet e tij se nuk negociohet për veçantinë e gjuhës maqedonase, e ka gënjyer opinionin. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejt konfirmon se negociohet për gjuhën maqedonase që është pjesë e identitetit tonë. Zaevi me këtë e pranon tezën e qarqeve kundërshtuese në Sofje se maqedonishtja dhe bullgarishtja janë e njëjta gjuhë,…
Klodiana Lala Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati…
Rrugët e kryeqytetit, ku gjatë ditëve të punës krijohen radhë të gjata e ndotje akustike, sot ishin të zbrazëta dhe gjithçka ishte më e qetë. Shumë qytetarë kishin vendosur të vizitonin vendet fqinje për fundjavën e zgjatur. – Advertisements – “ Duke pasur në favor lehtësimin e masave, fundjavën e zgjatur dhe motin e ngrohtë shumë qytetarë iu kanë mësyrë vendeve fqinje. Ata që për arsye personale nuk kanë udhëtuar, një pjesë të ditës kanë vendosur që ta kalojnë në park.” Gjatë 24 orëve të fundit, siç informojnë nga Ministria e Brendshme, jashtë vendit kanë dalë mbi 25 mijë qytetarë.…
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku 26-vjeçari M.H., ishte punësuar si administrator dhe magazinier, forcat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë…
“Edhe pse llogariten si paralagje të qytetit të Tetovës, fshati Poroj dhe fshati Xhepçisht, edhe më tej vazhdojnë të jenë pa kanalizim për ujërat e zeza. Zgjidhjen banorët e bëjnë përmes gropave septike të cilat, përveç që ndotin tokën, ndotin edhe ujin”. – Advertisements – Banorët thonë se komuna e Tetovës shumë herë ka premtuar zgjidhje, por zgjidhja nuk është parë askund. “Dy a tre herë kanë ardhur e kanë matur ka do shkojë dhe si do shkojë dhe asgjë s’është bë. Aromë e keqe vjen dhe dalin ca miza të zeza. Krejt pampersa jazi është”. “Mirë është të bëhet…
Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për vizitorët shqiptarë. Mësohet se kufijtë do të jenë të lirë për shqiptarët, duke nisur nga 28 qershori. Greqia i kishte mbyllur kufijtë me shtetin shqiptar, pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Vendimi për hapjen e kufijve është marrë sot nga Ministria greke e Turizmit.
Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil. Siç ka paralajmëruar DPHM, pasdite përsëri priten reshje, bubullima dhe erë e përforcuar, ndërsa ashtu do të jetë edhe në ditët në vijim. Në disa vende prognozohet edhe dukuri e izoluar e breshrit pasuar me mot të keq. – Advertisements –

