Sërish asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, shënohen 9 të infektuar në 24 orët e fundit

Sërish asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, shënohen 9 të infektuar në 24 orët e fundit

Kosova sërish nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur 9 raste të reja. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se 14 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.


NJOFTIMI NGA IKSHPK

18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Në total numri i rasteve aktive është 179.