Një sasi e konsiderueshme paundësh është kapur në portin e Durrësit.
Gazetarja Doriana Bezat ka bërë të ditur se paratë janë gjetur në një furgon që vinte nga Italia.
Kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar paratë e fshehura, ndërsa raportohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit, ku u gjetën paratë.
Aktualisht policia është duke numëruar sasinë e parave, ndërsa mësohet se furgoni kishte mbërritur sot në Portin e Durrësit me anë të një trageti.
Ky është rasti i dytë i regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku dhe gjatë orëve të pasidtes, brenda një kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut, u gjet një sasi prej 300 kg kokaine, e cila dyshohet se destinacionin përfundimtar kishte qytetin italian të Napolit.



