Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe kryesore të vendit që të ndërpresin kontratat me mjekët specializantë.
Në shkresën e siguruar nga BalkanWeb, e cila mban datën e djeshme, ku kërkohet që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë.
Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor sqaron mes të tjerash se punësimet bëhen vetëm përmes miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, ky institucion i kërkon operatorëve që të dërgojnë listën me vendet vakante



