Policia e Durrësit vijon kontrollet për zbatimin e planit të masave gjatë sezonit turistik, teksa ka ndëshkuar me masë administrative 2 pronarë subjektesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje dhe ka proceduar penalisht njërin prej tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në kuadër të këtyre masave, specialistët për Hetimin…
Author: almakos
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shkruan se të dhënat epidemiologjike si rastet ditore të ulëta apo ulja e vazhdueshme e rasteve aktive janë premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se vetëm 3 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv. “Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”,shkruan Manastirliu.
Në periudhën prej orës 14 deri në orën 20, gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Tetovë është zbatuar kontroll i përforcuar për sanksionim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Në këtë rast janë sanksionuar 63 shoferë, prej të cilëve 39 në territorin e Tetovës, ndërsa 24 në territorin e Gostivarit. – Advertisements –
Parandalimi është me i lehtë se shërimi? A dëgjon lehtë sygjerime një adoleshent? Pse të gjithē ne kur kemi fëmijēt në këtë moshë selljet e tyre na duken se janë të ngjashme. Mendime dhe këshillla për të j’u ardhur në ndihmë rreth disa problemeve sociale që shqetësojnë shoqërine? Kam menduar që herë- pas here të trajtoj tema të adoleshencës, rinisë dhe grave në integrimin e tyre, duke pasur njohuritë e duhura për shkak të specializimeve dhe kualifikimeve të mia, do jem pranë jush ne çështjet më kryesore që trazojnë jetën tuaj, edhe per shkak se jam autore e tre librave…
21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci. – Advertisements – Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit. Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen…
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë bërë të ditur se me cilët kandidatë do të garojnë në zgjedhjet lokale, që janë paraparë të mbahen në vjeshtë, megjithëse kanë shpeshtuar aktivitetet politike në terren. – Advertisements – Burimet brenda partive bëjnë të ditur se janë duke u zhvilluar sondazhe të brendshme se cilët kandidatë preferohen nga qytetarët në komuna të caktuara, të cilët do të mund të sillnin më shumë vota. Ndërkaq, hulumtimi që ka realizuar Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI, nxjerr në pah se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të kënaqur…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Sipas mediave helene, një sanitare shqiptare, mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra Ajo ka treguar përpara hetuesve, se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore të Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë. Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19. Nga krahu tjetër dhe numri i të infektimeve të reja ka rënë ndjeshëm, ku gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar vetëm 2, respektivisht 1 qytetar në Shkodër e një tjetër në Lezhë. Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur tetë qytetarë të shëruar nga virusi, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 129,918 qytetarë. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën…
Bujqit kanë edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione. Afati i fundit është 30 qershori. – Advertisements – Me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, Qeveria muajin e kaluar e prolongoi afatin për shkak të pandemisë. Fillimisht, afati për aplikim për mbështetje financiare ishte deri më 31 maj. “Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia, aplikimi për subvencione këtë vit u zhvillua me dinamikë të ulur. Në interes të të gjithë bujqve të cilët deri më tani nuk arritën t’I parashtrojnë kërkesat e veta, Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Agjencinë për mbështetje financiare parashtroi kërkesë në Qeveri…
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informon se nga 2 112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 174. MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 2 252. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227. Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”, njoftoi mesditën e sotme, e diel 20 qershor 2021, rifillimin e udhëtimeve drejt Gjermanisë të shqiptarëve me pasaporta biometrike. Në njoftimin në Fb thuhet: “Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëv shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani” Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit. Për të gjithë…
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Policia informon se një 41-vjeçar në Durrës ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur sot paradite, në orën 11:15 minuta, në lagjen numër 13 në qytetin bregdetar. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 20.06.2021, në orën 11:15, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në Durrës, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

