Ashtu si ndodh thuajse në të gjitha fundjavat, bllokohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga kilometri 5 deri në Maminas, ekzaktësisht në vendin ku kthen për në Gjirin e Lalzit është totalisht e bllokuar. Vargu i makinave është rreth 10 kilometra.
Po ashtu për shkak të ecjes së ngadaltë në temperatura të larta janë të shumta makinat të cilat pësojnë defekte.



