Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka konfirmuar qëndrimin e saj në Këshillin për çështjet e përgjithshme të BE për negociatat e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Zv.ministri punëve të jashtme, Rumen Alexandrov ka përfaqësuar Bullgarinë ku ka theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë duhet të jetë kusht për Maqedoninë e Veriut për hyrjen në BE. Po ashtu Bullgaria ka lënë të hapur mundësinë për dialog dhe zgjidhje reciproke në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik.Ndërkohë nuk ka munguar vlerësimi për Shqipërinë. Zv.ministri ka shprehur se Bullgaria e riafirmon mbështetjen e saj për miratimin e kornizës negociuese të…
Author: almakos
Urgjenca Kombëtare ka dalë me një njoftim zyrtar për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur vendin. Ata këshillojnë, që qytetarët të evitojnë ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, e se më të kujdesshmit duhet të jenë fëmijët dhe të moshuarit. NJOFTIMI: Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti. Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti: – Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. – Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit. –…
Qeveria e Kosovës sot ka prezantuar masat e reja lehtësuese kundër COVID-19. Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës. Të gjitha këto do të mbahen deri në orën 23:00.“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë 3 metra. Për…
Pas njoftimit të policisë për një ngjarje të ndodhur në datën 17 qershor ku një shtetase e identifikuar si Fiqirie Mance kishte gjetur vdekjen pasi ishte vetvarur në banese dhe pas procedimit të bashkëshortit të saj Faton Mance për fshehjen e ngjarjes detaje të tjera janë zbuluar rreth kësaj ngjarje. Ngjarja ndodhi në fshatin Kolanec të Maliqit. Familjarët e gruas kane hedhur akuza ndaj bashkëshortit të viktimës madje ata e kanë denoncuar në polici dhe kanë kërkuar që të zbardhet si ngjarje pasi nuk besojnë që Fiqirie Mance (motra e tyre ) të ketë ndërmarrë e vetme këtë akt të…
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19 dhe 18 raste të reja, 16 më shumë se ditën e djeshme. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 22 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës. Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë…
I nxehti afrikan ka mbërritur tashmë në Shqipëri, ndërsa tri ditët e ardhshme pritet të sjellin “valën e ferrit”. Kështu deklaroi në një lidhje për “News24” sinoptikania e “Meteoalb”, Lajda Porja, e cila tha se temperaturat do të arrijnë në vlera ekstreme, deri në 40 gradë celsius. Sinoptikania ju bëri thirrje qytetarëve që tri ditët e ardhshme të shmangin sa më shumë lëvizjet në ambiente të zhveshura, ndërsa kur janë të detyruar të lëvizin, të marrin me vete ujë. “Prej 48 orësh kemi pasur ardhjen e masave ajrore nga brigjet e Egjeut. Është ndjerë menjëherë rritja e temperaturave mëngjesin e…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të martë në rubrikën “Opinion”, në “Neës 24”, ku tregoi të gjithë situatën epidemiologjike në vend. Brataj tha se edhe pse rastet janë të pakta, virusi është ende duke qarkulluar mes nesh dhe kujdesi i qytetarëve nuk duhet ulur. Mjeku tha se me fillimin e vjeshtës, ekspertët kanë parashikuar një valë të re infektimesh, e quajtur “Vala e Bishtit”. Si jemi me shifrat? Skënder Brataj: Me shifrat jemi shumë mirë. Kur vendoset për marrjen e masave s’ka pse të ketë institucione të tjera të thotë një diçka që nuk është…
Qytetarët vazhdojnë të ankohen se nuk ka terminë të lira për aplikim për marrjen e pasaportave. Zërat se ka mungesë të ekzemplarëve të pasaportave dhe letërnjoftimeve i hodhën poshtë nga Ministria e Brendshme. Nga ky dikaster thanë se një nga arsyet është rritja e numrit të kërkesave të qytetarëve për të vazhduar afatet e skaduara të dokumenteve në prag të sezonit të pushimeve verore. – Advertisements – Nga sektori i administrimit të dokumenteve në polici thonë se për shkak të Pandemisë dhe kufijtë e mbyllur qytetarët nuk i kanë bërë në kohë terminët dhe tani sistemi është i mbingarkuar. Nga…
Ndërsa 500.000 dozat e vaksinës kineze si dhe ato të Pfizer pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në vend, numri i qytetarëve të interesuar për vaksinim nuk ka shënuar rritje të dukshme. Për momentin për vaksinim presin 180 mijë qytetarë. Ministri i Shëndetësisë Filipçe paralajmëroi fushatë intensive si dhe vaksinim në terren në zonat ku interesimi për vaksinimin është i ulët. – Advertisements – Mendoj se për një kohë të shpejtë do të vaksinohen të gjithë 180.000 qytetarët e paraqitur. Shfrytëzoj rastin të bëj apel deri te të gjithë qytetarët të paraqiten në faqen e internetit. Ajo është mënyra më…
Qeverisë i mjafton një thirrje ndaj regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për t’u vaksinuar, si garanci kundër paralajmërimeve të opozitës se pa imunizimin e regjistruesve, procesi statistikor i shtatorit vihet në pikëpyetje. Organi ekzekutiv vlerëson se vaksinimi është çështje vullnetare për të cilin përcaktohet çdo individ, duke mos komentuar kushtin e opozitës nga takimi i liderëve Zaev-Mickoski që ishte pikërisht vaksinimi i regjistruesve. – Advertisements – Pritjet janë që personat e përfshirë në procesin e regjistrimit të vaksinohen në mesin e muajit gusht. Vaksinimi është vullnetar dhe Qeveria bën thirrje që regjistruesit të vaksinohen sepse kjo është në të mirë të…
Është goditur për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrësit, Anduel Gjinaj. Ka qenë vetë drejtori Gjinaj, që ka bërë denoncimin në Polici dhe në Prokurorinë e Pukës. “Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij. Ndërkohë, mësohet se drejtori i Ujësjellësit është goditur para institucionit që ai drejton.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar këtë të martë, investimin e bërë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht, në sektorin e kardiokirurgjisë. Rama dhe Manstirliu, inspektuan përfundimin e investimit në laboratorin ultramodern. Ky investim, sipas tyre, do të jetë në dobi të qytetarëve, pasi do të shtohet numri i operacioneve të zemrës brenda vitit, ndërsa kushtet do të jenë të standardeve bashkëkohore. “Një shërbim që është investuar pesë vite më parë siç është ai kardiokirurgjisë është tepër i rëndësishëm. Sepse pritet të kryhen 400 ndërhyrje në vit. Kemi përmbyllur investimin në sallën…

