“Luarasi” hap dyert për maturantet, rektori Ruka i fton të zgjedhin edhe tre programet në fakultetin e Shkencave Mjekësore

“Luarasi” hap dyert për maturantet, rektori Ruka i fton të zgjedhin edhe tre programet në fakultetin e Shkencave Mjekësore

Zgjedhja e një universiteti të mirë, që ofron mundësi studimi me programe bashkëkohore dhe pedagogë të motivuar. Kjo i mundon këto ditë të rinjtë që mendojnë se ku do të hyjnë për herë të parë në auditorët e fakulteteve. Universiteti “Luarasi” është përgjigjja që ata kërkojnë.


Universiteti “Luarasi” mirëpriti maturantë nga disa gjimnaze të Tiranës në një aktivitet përmbyllës pas një serie takimesh me maturantë nëpër rrethe ku u përcollën programet që ofron universiteti “Luarasi” dhe mbi të gjitha mundësitë në formimin e tyre akademik.

Tashmë një nga ambiciet dhe projektet më të mëdha të universitetit “Luarasi” është bërë realitet. Rektori i universitetit “Luarasi” profesor Et’hem Ruka ftoi të gjithë maturantët të aplikojnë edhe në fakultetin më të ri të “Luarasit” i cili është Fakulteti i Shkencave Mjekësore duke i siguruar se pas përfundimit të studimeve në fakultetin e ri me tre departamente atë të stomatologjisë te infermierisë dhe farmacisë, do të jenë profesionistë të shkëlqyer.

“E di që jeni para një sfide të madhe, është sfida më e madhe e jetës, është shkolla, ne hapim tre drejtime me departamentin e Stomatologjisë, me departamentin e Infermierisë dhe departamentin e Farmacisë. Kemi urdhrin e ministres së Arsimit gati, jam i bindur se do të jetë fakultet i suksesshëm, na kanë kontaktuar shumë maturantët, ju mirëpresim”, -tha Ruka.

Prof. Petrit Bare, dekan Fakultetit të Shkencave Mjekësore tha se vendimi për të studiuar për infermieri, stomatologji dhe farmaci është vendim i rëndësishëm pasi, pasi një profesion i tillë kërkon angazhim të vazhdueshëm, përkushtim të veçantë dhe respekt për jetën njerëzore. Universiteti “Luarasi” është brilant ne do jemi përkrahës dhe do ia shtojmë Luarsit dinjitetin dhe nderin dhe emrin me studentët tonë”, tha ai.

Mesazhe drejtuar maturanteve për ta bërë universitetin “Luarasi” zgjedhje të parë përcollën edhe dekanët e pranë këtij universiteti.