Author: almakos

Teksa tanimë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë të cilat janë hapur në ora 07:00, tanimë nis edhe procesi i çështjes së daljes në votime dhe përqindjeve të votave. E në klankosova është publikuar edhe exit-polli i realizuar nga PIPOS. Fisnik Halimi nga PIPOS njoftoi se përqindjet që sipas këtij exit-polli marrin partitë politike janë kësisoj: Vetëvendosje: PDK: LDK: AAK:

Lexo më Shumë

Në protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë dhe ndërtimeve në Zvërnev, gazetari Klevin Muka i është bashkuar tubimit përpara kryeministrisë, ku ka renditur “organizatorët” e protestës dhe ata që “detyruan” qytetarët të dilnin në shesh. Sipas tij, ndër “organizatorët” kryesorë janë “shpopullimi”, “prona private” dhe “rinia shqiptare”. Ai përmendi gjithashtu “fëmijët”, “drejtësinë”, “shëndetësinë”, “arsimin”, “bujqësinë”, “pensionistët” dhe “minatorët e naftëtarët”, duke i konsideruar si shtresa dhe sektorë të prekur nga problemet sociale dhe ekonomike në vend. Gazetari theksoi se kërkesa kryesore e protestës mbetet një dhe e vetmja, dorëheqja e qeverisë. “Këto janë 10 nga qindra organizatorët e…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pas ushtrimit të së drejtës së votës, para mediave tha se qytetarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë është tregues i forcës së demokracisë në vend. Haxhiu theksoi se kjo ditë duhet të karakterizohet nga maturia, respekti dhe përgjegjësia qytetare, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që procesi zgjedhor të zhvillohet në frymë demokratike dhe me dinjitet. “Mirë se po e gjejmë njëri-tjetrin këtu në shkollën fillore “Meto Bajraktari”. Siç e keni parë, unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast,…

Lexo më Shumë

Një reagim nga një vajzë shqiptare në diasporë është bërë viral në rrjetet sociale në lidhje me protestat kundër projektit për ndërtimin resortit në zonën e Zvërnecit dhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në deklaratën e saj, ajo rendit një sërë problematikash që sipas saj janë arsyeja kryesore e protestave, duke nisur nga mungesa e spitaleve dhe ilaçeve. “Si një shqiptare, do t’ju tregoj pse ne po protestojmë. Ne po protestojmë sepse nuk ka shkolla, nuk ka pensione për pensionistët, nuk ka spitale, nuk ka ilaçe, nuk ka parqe për fëmijët, nuk ka paga normale”, shprehet…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e ngjarjes së rëndë të ndodhur më 4 qershor 2026 në zonën e Bodësë në Korçë, ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri, gjatë një operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit. Sipas dosjes, ngjarja ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga shtetasi A. K., 32 vjeç, i cili kishte deklaruar se ishte dhunuar dhe kanosur me armë automatike nga Violand Braçellari, pranë stallave të bagëtive në malin e Bodësë, ku ky i fundit dyshohej se mbante armë zjarri. Në bazë të këtij…

Lexo më Shumë

Ndonëse Komuna e Sarajit nuk është kompetente, kreu i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi thotë se për një afat të shkurtër kohorë Qyteti i Shkupit pritet të hapë tenderin dhe praktikisht të nisin punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në hyrje të Sarajit, të premtuar në fushatën zgjedhore nga kreu aktual. Elmazi tha se përveç rrethrotullimit, në hyrje të Sarajit do të ndërtohet edhe një urë e re lidhëse. MUHAMED ELMAZI – KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT “Jemi në pritje të hapjes së tenderimit, ka disa pengesa teknike në Qytetin e Shkupit. Gjithçka është gati dhe shpresojmë se brenda kësaj periudhe…

Lexo më Shumë

Deri në orën 16:00, Leposaviqi prin me daljen më të lartë në votime Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, komunat me përqindjen më të lartë të daljes së votuesve në zgjedhje janë Leposaviqi me 45% dhe Ranillugu me 43%. Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët e votuesve është regjistruar në komunën e Dragashit, ku deri në këtë orë kanë votuar vetëm 12% e qytetarëve me të drejtë vote. KQZ pritet të publikojë përditësime të reja mbi pjesëmarrjen në votime gjatë orëve në vijim./indeksonline

Lexo më Shumë

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar. Fluksi i lëvizjeve drejt Shqipërisë ka qenë i dukshëm edhe gjatë së shtunës megjithëse në nivele më të ulëta krahasuar me fundjavat e zakonshme të sezonit. Të dhënat e Policisë Kufitare dhe Migracionit tregojnë se rreth 9 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës dhe të dielës përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit. Shifrat konfirmojnë se Shqipëria vijon të…

Lexo më Shumë

Shqiptarët në Belgjikë janë mbledhur në një protestë para Komisionit Evropian në Bruksel, ku kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, një qytetar është drejtuar me një deklaratë të fortë, duke thënë: “Edi Rama, jemi këtu te Komisioni Evropian dhe të themi që 2 milionë shuplaka do të të vijnë nga shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë.” Protesta në Bruksel vjen në vazhdën e tubimeve të organizuara nga diaspora shqiptare në disa qytete të Europës kundër investimeve në Zvërnec dhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Lexo më Shumë

Një incident është raportuar gjatë procesit zgjedhor në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, ku në një qendër votimi është vërejtur vendosja e flamurit serb. Rasti ka nxitur reagime të menjëhershme, ndërsa autoritetet kanë vepruar shpejt për largimin e simbolit nga ambientet ku po zhvillohej procesi i votimit. Sipas raportimeve, menjëherë pasi është konstatuar prania e flamurit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe ka larguar atë nga qendra e votimit. Burimet bëjnë të ditur se pas largimit të flamurit serb, është vendosur që ai të zëvendësohet me flamurin e Kosova, në përputhje me rregullat dhe procedurat që vlejnë për institucionet…

Lexo më Shumë

Ish-gjyqtari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e sotme, duke shprehur shqetësim për nivelin e ulët të daljes në votime në komunat me shumicë shqiptare.Përmes një reagimi publik, Kryeziu ka krahasuar të dhënat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00, duke theksuar se në komunat shqiptare dalja në votime ishte rreth 8-9 për qind, ndërsa në komunat me shumicë serbe arrinte në 17-18 për qind. Sipas tij, ky dallim nuk është i rastësishëm, por rezultat i një mobilizimi të organizuar. “Kjo nuk është rastësi. Kjo është organizim”, ka shkruar ai. Kryeziu…

Lexo më Shumë

Historiani dhe gazetari shqiptar Auron Tare, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat kundër qeverisë së tij dhe kundër projektit në Zvërnec, që sipas kreut të qeverisë, po ndikojnë në turizëm. Në postimin e tij në Facebook, Tare thekson se protestat paqësore nuk kanë ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë, përkundrazi kanë krijuar një perceptim pozitiv edhe jashtë vendit. Ai shkruan se në protestat e zhvilluara janë parë jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shtetas të huaj, të cilët janë bashkuar në tubime. “Për të gjithë ata që kanë merak se protestat do të trembin turistët,…

Lexo më Shumë