Author: almakos

Qytetarët e Kosovës po i drejtohen sot kutive të votimit në një tjetër proces të rëndësishëm zgjedhor, duke shënuar kështu zgjedhjet e njëmbëdhjeta nacionale që nga përfundimi i luftës dhe çlirimi i vendit në vitin 1999.Zgjedhjet e sotme kanë një veçanti të rëndësishme, pasi janë të tretat që mbahen brenda vetëm 16 muajve, një situatë që pasqyron dinamikat dhe zhvillimet politike të viteve të fundit në vend. Historia e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë nisi në vitin 2002, kur u organizuan zgjedhjet e para pas luftës nën administrimin ndërkombëtar. Dy vjet më vonë, më 2004, qytetarët votuan për herë të dytë.…

Lexo më Shumë

Nëna e Violand Braçellarit, i cili akuzohet se vrau efektivin e Policisë Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër efektivi, Edison Adri, ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të 4 qershorit në Lozhan të Maliqit.  Në një prononcim për mediat, ajo ka rrëfyer versionin e saj për atë që ndodhi në mëngjesin e ngjarjes, duke pretenduar se gjithçka ka nisur pas ndërhyrjes së policisë në ambientet ku ndodhej djali i saj. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në një stallë ku ajo dhe djali i saj ndodheshin në punë në momentin e ndërhyrjes së policisë. “Erdhi policia, i…

Lexo më Shumë

Organizata Demokracia në Veprim ka publikuar raportin e parë nga monitorimi i procesit zgjedhor në Kosovë, duke evidentuar disa parregullsi dhe sfida në qendra të caktuara të votimit.Sipas DnV-së, megjithëse procesi ka nisur përgjithësisht i qetë dhe i rregullt, në disa vendvotime janë regjistruar vonesa në hapje, probleme teknike me kamerat e sigurisë, mungesë të zyrtarëve policorë dhe vështirësi në qasjen për personat me aftësi të kufizuara. Organizata ka angazhuar 500 vëzhgues në 500 vendvotime në të gjithë vendin, të cilët po monitorojnë procesin nga hapja e qendrave të votimit deri në përfundimin e numërimit të votave. Sipas të dhënave…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në Shkollën “Shkëndija” në Hajvali, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Pas votimit, Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor, duke theksuar se vota e tyre është çelësi për tejkalimin e krizave politike dhe krijimin e institucioneve të reja. Ajo shprehu bindjen se ky proces do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë dhe stabilitetit institucional në vend. “Uroj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës një proces zgjedhor të rregullt, një proces që i kontribuon demokracisë në vendin…

Lexo më Shumë

Analisti dhe ish ambasadori, Mustafa Nano ka këshilluar kryeministrin Edi Rama që duhet realisht të mendojë largimin. Në një analizë të shkurtër, Nano thotë se largimi duhet të jetë normal, të japë dorëheqjen, të zhvillojë zgjedhje të reja brenda PS dhe të zgjidhet një lider i ri. Nanos, shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që Rama duhet të sundojë vendin me një grup oligarkës, që siç thotë ai janë të vetmit që kanë akses në zyrën e kreut të qeverisë. Ai thotë se ky fakt i ka çuar shqiptarët në një zëmërim, që ka kulmuar me këto…

Lexo më Shumë

Një nga aktivistët organizatorë të protestës masive të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë dhe kastës politike, u shpreh nga podiumi i kësaj proteste mbrëmjen e sotme se edhe UÇK-ja e Kosovës do i bashkohej kësaj mase qytetare kundër politikës së kryeministrit Edi Rama dhe Ballkanit të tij të Hapur. https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV “Nesër edhe UÇK-ja do zbres në shesh kundër Ramoviçit dhe kundër Ballkanit të Hapur. UÇK, UÇK…”, tha ai mes të tjerash. Më tej ndau një mesazh dhe këshillë për protestuesit, që të mos binin pre e provokimeve dhe sabotatorëve të protestës që duan t’i përçajnë. “Jeni më të mirët, na mirëkuptoni,…

Lexo më Shumë

akimi i radhës i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i mbajtur në Shkup, ka përfunduar pa rezultate konkrete, njoftuan përfaqësuesit e palës bullgare. Sipas tyre, anëtarët e delegacionit nga Maqedonia e Veriut kanë refuzuar të miratojnë tekstin e rekomandimit për paraqitjen e Kryepeshkopatës së Ohrit në tekstet shkollore për klasën e shtatë. Pala bullgare thekson se ky tekst ishte harmonizuar në parim që në qershor të vitit 2024, por nuk arriti të marrë miratimin përfundimtar gjatë takimit të fundit. Gjatë ditës së dytë të punimeve,…

Lexo më Shumë

Protesta masive e qytetarëve shqiptarë po jep një shembull të paprecedentë jo vetëm me pjesëmarrjen, por edhe për mbështetjen dhe mesazhet, pasi sa vjen dhe shtohet në numër, ndryshe nga ato politike të partive. https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV Shkak është rënia e besueshmërisë së qytetarëve ndaj sjelljes dhe skandaleve të politikës dhe pushtetit ndër vite. Mbështetja për to sa vjen dhe zgjerohet, ndërsa njerëzit vazhdojnë t’u bashkohen tubimeve edhe pasi kanë nisur prej disa orësh. Pamjet nga sheshi para Kryeministrisë tregojnë se, me kalimin e orëve, numri i qytetarëve jo vetëm që nuk bie, por rritet. Mesazhi që përcillet është i qartë, kërkohet…

Lexo më Shumë

Një nga qytetarët që mbajti fjalimin në protestën me mijëra shqiptarë mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë apeloi ndaj pjesëmarrësve dhe mbështetësve të shumtë që të mos binin pre e provokimeve të qeverisë apo administratës së saj. https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV Ai theksoi se kryeministri e ka humbur mendjen nga qetësia që kanë treguar protestuesit deri tani dhe mezi pret që të dilnin nga kontrolli, por kjo nuk do ndodhte. Ai bëri thirrje edhe për ndjekjen e amanetit të Skënderbeut: “Të gjithë të bashkuar”. “O shqipe! Ku i kam shqipet këtu?! Unë vetëm një thirrje kam, një amanet që la Skënderbeu, të gjithë bashkë…

Lexo më Shumë

Pedagogu i njohur Lush Susaj, ka qenë një prej protestuesve që ka mbajtur fjalim të fuqishëm përpara mijëra qytetarëve në bulevardin përballë kryeministrisë, duke vlerësuar praninë e nënave dhe fëmijëve si aktin final të fundit të sistemit aktual, teksa kërkoi rrëzimin e qeverisë pas skandaleve korruptive të panumërta. https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV Ai e cilësoi qeverisjen 13-vjeçare si një kohë të humbur nën drejtimin e një kaste të korruptuar që nuk la pasuri kombëtare pa prekur. Me tone të ashpra ndaj drejtuesve të shtetit, Susaj u shpreh se rezistenca popullore tashmë ka marrë përmasa që nuk mund të ndalen më. “Dolën në shesh…

Lexo më Shumë

Një episod dyshues ka ndodhur gjatë protestës së mijëra qytetarëve shqiptarë në bulevardin para kryeministrisë mbrëmjen e sotme, teksa u tentua të bllokohen protesta nëpërmjet ndërhyrjes kibernetike. https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV Ishte eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili dha këtë lajm nga podiumi. Teksa ka marrë fjalën në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, duke bërë një denoncim të fortë lidhur me ndërhyrjet teknologjike për të zbehur transmetimin e tubimit masiv, si dhe duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për organizimin. Progni ka zbuluar se ka pasur tentativa të qëllimshme për të ndërprerë valët e internetit me qëllim që pamjet e revoltës qytetare…

Lexo më Shumë

Mijëra qytetarë kanë zhvilluar ditën e sotme protestën e 7 të rezistencës ndaj qeverisë Rama. Na pamje shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve të cilët kanë mbushur çdo cep të Bulevardit para Kryeministrisë. Në pamje dallohen se qytetarët janë më shumë se në protestat a kaluara ç’ka konfirmon se tubimi ka gjetur masivitet. Kjo është një ndër protestat më të mëdha që është organizuar në Shqipëri që nga viti 90. https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV Protestuesit në kor janë shprehur se në Shesh I ka nxjerr keqqeverisja e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për të cilin kanë një thirrje specifike në çdo fjalim: Jep dorëheqjen…

Lexo më Shumë