Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë në të gjithë territorin e vendit kanë privuar nga liria 21 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, 13 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi. Nga këta, pesë raste janë regjistruar në Shkup, dy në rajonin e Tetovës, ndërsa nga një rast në Makedonska Kamenicë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Manastir. Po ashtu, shtatë shoferë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Tre prej tyre janë arrestuar në Shkup, ndërsa nga një në Sveti Nikollë, Kumanovë,…
Author: almakos
Protestat për Zvërnecin dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama po shtrihen në të gjithë botën, duke përfshirë Diasporën shqiptare. Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur edhe në Londër për të zhvilluar një protestë të fuqishme kundër qeverisë shqiptare dhe projektit të diskutueshëm në Zvërnec. Emigrantët kanë mbushur sheshet e kryeqytetit britanik me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, duke artikuluar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Protestuesit kanë kërkuar me ngulm anulimin e menjëhershëm të projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe kanë shkuar më tej duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit…
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar paralajmërimet e opozitës për dorëzimin e amendamenteve, pasi Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive miratoi propozimin që Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të miratohet me të ashtuquajturin “Badenter të vogël”, ka kritikuar deputetët e opozitës se nuk janë prezentë në seanca parlamentare. Ai tha se, nuk ekziston badenter i vogël dhe i madh, por kjo nënkupton shumicë nga bashkësia joshumicë, të deputetëve prezent. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Të enjten e fundit të muajit, kur vij në Kuvend kur ka pyetje deputetësh, kur u drejtohem deputetëve nga foltorja, ana e majtë është e zbrazët,…
Kjo është fotografia që në përditshmëri e shohin qytetarët e Komunës së Sarajit të cilët për nevojat e tyre udhëtojnë në rrugën që e lidh Sarajin me fshatin Rashçe. Se kur dhe si do të zgjidhet ky problem Tv Shenja e pyeti kreun e Komunës Muhamed Elmazi, i cili tha se komuna nuk qëndron duarkryq dhe punon në vazhdimsi për menjanimin e këtij problemi. Tha se në bashkëpunim me policinë ndërmerren edhe masa ndëshkuese për të gjithë ato që hedhin mbeturina në hapsira publike. MUHAMED ELMAZI – KRYETAR I SARAJIT “Inspektorati komunal dhe ai i qytetit të Shkupit bëjnë punën…
Ndërtimtaria është një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e Prodhimit të brendshëm bruto (PBB), theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili po përgjigjej në pyetjen e gazetarëve në lidhje me takimin e djeshëm me përfaqësues të sektorit të ndërtimit dhe sa ndikon kjo degë në PBB-në. Kryeministri Mickoski theksoi se është i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind, dhe siç tha, është e katërta në Evropë. “Jam i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind dhe aktualisht është e katërta në Evropë, sipas të dhënave që janë publikuar, si…
Lidhja Demokratike e Maqedonisë thotë se vendi duhet të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të përshpejtojë procesin e integrimit. Sipas saj, Maqedonia ka bërë reforma të rëndësishme, ka përafruar ligjet me ato të BE-së dhe ka forcuar luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, vendi ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në. Partia kërkon që Maqedonia të marrë më shumë mbështetje në negociatat me BE-në dhe të hapen më shumë kapituj të anëtarësimit. Ajo propozon që qeveria të shqyrtojë integrimin gradual në BE dhe të krijojë një qëndrim të qartë shtetëror për këtë proces. Nëse kërkohen ndryshime kushtetuese,…
Një 35-vjeçar rezulton i zhdukur prej 3 ditësh në Tiranë. Bëhet fjalë për Eglant Koçin, i datëlindjes, 17 shtator 1991, i cili nuk ka kontaktuar me familjarët. Për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me një automjet me targa “CT969”. Një ditë më parë në Komisariatin nr. 2 është bërë denoncim nga familjarët e tij, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen. Burime pranë policisë bëjnë me dije se familjarët janë shprehur se nuk ka konflikte me njeri. Policia ka nisur gjurmimin për të riun, ndërsa po kontrollohen kamerat e sigurisë…
Prej gati 1 jave, vendi është përfshirë nga protesta paqësore për ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe rrëzimit të Qeverise. Ajo që nisi si një marshim, kundra projektit, tashmë ka ndezur Tiranën, ku nuk kane munguar thirrjet per revolucion. Çdo ditë, mijëra qytetarë vërshojnë në bulevard, për të kërkuar fillimisht anulimin e këtij projekti, por më pas edhe dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama. Me një marshim paqësor dhe me pankarta në duar, protestuesit tashmë kanë marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja. Por kur vjen puna tek një tubim i thirrur nga shoqëria, pa ngjyrime politike, nuk kanë sesi…
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas protestave të fundit të mijëra qytetarëve të cilët kanë kërkuar largimin e qeverisë Rama dhe kanë bërë thirrje për revolucion. Në një mesazh në rrjetet sociale, Spiropali ka goditur qeverinë e Ramës, duke deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një moment të ri dhe që vendi duhet të ecë përpara. Sipas saj Shqipëria duhet të tregojë se di të ndërtojë shtet edhe kur përplasen interesat e caktuara. Sipas saj, rotacioni politik nuk duhet te shihet si katastrofe, ndërsa fitorja e zgjedhjeve jo si pronësi. Postimi i plote i Elisa Spiropalit: Një Marrëveshje e…
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.Nafta sipas vendimit të ri ka rënë me dy lekë, ndërsa benzina është shtrenjtuar me një lek. Njoftim për Shtyp: Bordi i Transparencës në datë 6 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë…
Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Daut Memishi, ka deklaruar se vendi ndodhet “para një momenti historik”, duke iu referuar miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të cilin ai e cilësoi si zbatim të drejtpërdrejtë të parimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Sipas Memishit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është më vetëm parim kushtetues apo premtim politik, por tashmë po shndërrohet në detyrim ligjor për të gjitha institucionet. Ai theksoi se ky ligj, sipas tij, është vonuar për më shumë se dy dekada dhe se nuk është realizuar nga qeveritë e mëparshme,…
Lideri i LSDM-së, Venco Filipçe, hapi sot konferencën ndërkombëtare “Iniciativa e Shkupit”, e organizuar nga LSDM dhe Shkolla e Lartë Politike e Korçulës. Në fjalimin e tij, Filipçe tha se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment të rëndësishëm për rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se forcat progresive duhet të bashkëpunojnë më shumë për të përballuar sfidat në rajon. Ai theksoi se nacionalizmi, populizmi, krimi i organizuar dhe ekstremizmi po paraqesin pengesa për integrimin evropian dhe për zhvillimin demokratik të vendeve të rajonit. Sipas Filipçes, forcat që kundërshtojnë integrimin evropian janë gjithnjë e më të organizuara, ndërsa bashkëpunimi mes partive progresive…

