Author: almakos

Më shumë se 14.500 maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin e maturës dhe sot do të kenë provimin e parë ekstern, i cili është zgjedhor për kandidatët. Provimin e detyrueshëm ekstern (gjuhë amtare dhe letërsi) maturantët do ta japin më 11 përkatësisht 12 qershor. Në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm, këtë vit për herë të parë po jepen tre lloje provimesh të maturës sipas llojit të arsimit – matura shtetërore, matura shtetërore profesionale dhe matura shtetërore artistike. Për zhvillimin e procesit do të angazhohen rreth 2.500 testues dhe 200 vëzhgues. Gjatë provimeve ndalohet përdorimi i…

Lexo më Shumë

Interpol Tirana Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal.Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras. Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit: -Sajmir Kolaveri., 44 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën…

Lexo më Shumë

Sot vendi do të përfshihet nga mot me vranësira të ndryshueshme dhe kushte jostabile, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Në disa zona priten procese më intensive atmosferike, me stuhi lokale që mund të sjellin reshje më të bollshme shiu, erëra të fuqishme dhe breshër të izoluar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 25 deri në 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në disa pjesë të luginës priten kushte jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe…

Lexo më Shumë

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës. Adriatik Tafçiu kryeson i pari me 86 pikë, i ndjekur nga Ervin Hodaj me 85 pikë dhe Edvin Ndreu me 84 pikë. Në vendet pasuese renditen Artion Duka dhe Erion Ahmeti me nga 74.32 pikë secili. Lista përfshin 21 kandidatë që kanë marrë pjesë në procesin e konkurrimit për postet drejtuese në 4 qarqet. LISTA ME PIKËT E 21 KANDIDATËVE 1. Adriatik Tafçiu – 86 pikë2. Ervin Hodaj – 85 pikë3. Edvin Ndreu –…

Lexo më Shumë

Revoltës së qytetarëve në Shqipëri i janë bashkuar edhe qindra emigrantë që jetojnë në Gjermani. Një ditë më parë, ishin të shumtë ata u mblodhën në Berlin kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisjes së Edi Ramës. Pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë, duke theksuar se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar. Me pankartat “Shqipëria është e shqiptarëve”, “Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri” si dhe flamuj nëpër duar, ata iu bashkuan “zërit” të mijërave që janë ngritur prej gjashtë ditësh në Tiranë. Protesta në Berlin vjen si pjesë e një…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e zonës së Zvërnecit në Vlorë, ku në qendër të diskutimit është projekti infrastrukturor, lidhur me zhvillimin e turizmit bregdetar dhe investimet e parashikuara për këtë zone.Një prej banorëve të Zvërnecit shprehu situatën me pronën duke theksuar se “çështja jonë është akoma duke u gjykuar, unë pasnesër jam në gjyq për kthimin fizik të pronës. Ju pa para një jave që ajo pronë është e trashëguar dem baba dem, ajo më vrau. U duk sikur çfarë të pres unë tani nga gjykata.” “Më kanë sorollatur 35 vite, 25 vite…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubimin e organizuar në Parkun e Qytetit në Shkup për 24-vjetorin e themelimit të partisë, tha se BDI-ja nuk mund të frikësohet dhe as të mposhtet politikisht. Ai theksoi se BDI-ja mbetet e përkushtuar për një Maqedoni të Veriut demokratike dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas Ahmetit, partia do të vazhdojë të punojë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për proceset integruese. Duke folur për arritjet e viteve të fundit, Ahmeti përmendi anëtarësimin e vendit në NATO, zgjedhjen e kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit dhe emërimin e kryeministrit…

Lexo më Shumë

Modeli i njohur shqiptar, Alessio Alia, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e zhvilluar kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe thirrjeve të mijëra qytetarëve për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për “Panorama Online”, Alia tha se si shqiptar ndjen detyrimin të ngrejë zërin për padrejtësitë që, sipas tij, po përjeton populli shqiptar. Sipas tij, mllefi ndaj qeverisë dhe klasës politike nuk lidhet vetëm me çështjen e Zvërnecit, por me një sërë problematikash të akumuluara ndër vite, ndërsa tha se politikanët duhet t’i japin kohë rinisë dhe të largohen nga pushteti…

Lexo më Shumë

Mes turmës së mijëra qytetarëve që janë mbledhur para kryeministrisë sot për të gjashtën ditë me radhë, është vënë re edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gonzato është parë teksa ecte midis protestuesve, të cilët kanë zënë të gjithë bulevardin para zyrës së Edi Ramës. Prania e ambasadorit në protestën e Tiranës vjen në një moment kur protesta qytetare ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u shtrirë edhe në qytete si Elbasan, Korçë, dhe në diasporë, përfshirë Mynihun e Gjermanisë. Kujtojmë se qytetarët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektit turistik në zonën…

Lexo më Shumë

Protesta e qytetarëve kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, e cila ka nisur para Kryeministrisë në Tiranë, ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Mijëra qytetarë kanë dalë sot në rrugët e Elbasanit dhe Korçës, duke u bashkuar me thirrjen kryesore të protestuesve, anulimin e projektit dhe dorëheqjen e qeverisë. Jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, shqiptarët kanë shfaqur solidaritetin e tyre. Në Mynih të Gjermanisë, një numër i madh qytetarësh u mblodhën për të mbështetur protestën dhe për të dërguar mesazhin se “Shqipëria është e shqiptarëve”. Qytetarët nënvizuan se kjo lëvizje është një mobilizim qytetar i…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës do të subvencionojë me nga 100 euro çdo nxënës që regjistrohet në klasën e parë në shkollat fillore të qytetit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një konference për media. Sipas Kasamit, Këshilli Komunal ka miratuar vendimin për subvencionimin e të gjithë nxënësve që do të regjistrohen në klasë të parë deri më 20 qershor. Familjet do të përfitojnë vauçerë në vlerë prej 100 eurosh, të cilët pritet të shpërndahen në fillim të muajit korrik. Kryetari i komunës tha se masa synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në prag…

Lexo më Shumë

Mes mijëra protestuesve para kryeministrisë që kundërshtojnë projektin turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, vëmendje të veçantë mori edhe një e re shtatzënë, e cila u shpreh se kishte dalë në protestë për të ardhmen e fëmijës së saj dhe të vendit. “Jam shumë e lumtur që jam këtu sot. Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë, jam këtu sot për të ardhmen e Shqipërisë” u shpreh ajo. Sipas saj, qytetarët nuk do të pranojnë, siç tha ajo, “shitjen” e pasurive të vendit për interesa të shtetasve të huaj. “Jam këtu sot sepse të gjithë ata që e kanë…

Lexo më Shumë