Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 15 shoferë në mbarë vendin për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit. Sipas MPB-së, 12 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtim. Tre nga shoferët pa patentë janë ndaluar në Manastir, nga dy në Koçan dhe Shkup, ndërsa nga një rast është evidentuar në Tetovë, Demir Kapi, Strugë, Dibër dhe Prilep. Ndërkohë, një person në Dellçevë dhe një…
Author: almakos
Ndërsa pritej të festohej 35-vjetori i partisë Socialiste, në turin e shpallur në çdo qark, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Shkodër (8 qershor), teksa do të marrë pjesë në eventin e organizuar. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll. Ndërsa makinat e eskortës kalonin me sirena dhe Policia ishte vendosur në kordon, dhjetëra qytetarë me flamuj, thirrje e pankarta janë rreshtuar anash rrugës. Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhen të pranishme dhjetëra forca policie, në afërsi të…
Qeveria mbetet në qëndrimin se Spitali Klinik në Shkup duhet të ndërtohet pranë pishinës në arenën “Boris Trajkovski” dhe se kjo është zgjidhja më e mirë. “Përfundimisht mbesin në qëndrimin se Spitali Klinik në Shkup duhet të ndërtohet në pllajën përpara pishinës “Boris Trajkovski”. Kjo është tokë në pronësi private. Po negociojmë me pronarin privat dhe duam të bëjmë gjithçka këtu që të mund të lidhet me një tunel nëntokësor me Spitalin aktual “8 Shtatori”. Kemi qendrën me pesë qendra dhe Poliklinikën e Bukureshtit këtu dhe do të jetë një kompleks i plotë, gjithëpërfshirës”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun…
Është duke shkuar drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani janë numëruar 100% të votave në Prishtinë, Vetëvendosje ka dalë e para më 48,90%. E pasuar nga LDK me 24,44%. Në vend të tretë është renditur PDK me 19,05%, ndërsa Aleanca ka marrë 5,13%.
Spitali i Përgjithshëm “Isa Greza” në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku humbi jetën një 18-vjeçar. Sipas njoftimit të spitalit, në Shërbimin e Emergjencës janë pranuar katër persona të lënduar. Njëri prej tyre është sjellë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. Ndërkaq, pacienti i dytë është hospitalizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy të lënduarit e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, janë liruar…
Nga LEA YPI SHKRIMI PER THE GUARDIAN “Kështu e gjetëm. Notuam deri në ishull, u ngjitëm zbathur deri në majë dhe mbetëm të magjepsur. Dhe, gjatë shumë viteve, krijuam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij.” Nëse gruaja që po tregonte dëshirën e saj për të përmirësuar një ishull të huaj do të kishte zbritur nga një varkë kontrabandistësh, ëndrra e saj do të ishte shkatërruar në një nga ato qendra ndalimi për emigrantët që qeveria shqiptare ka ndërtuar së fundmi me Italinë. Por varka në fjalë ishte një jaht me vlerë shumë milionëshe dhe gruaja që po…
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se qeveria po përgatit një portofol konsumator për energjinë elektrike, i cili duhet të harmonizohet me EVN Home dhe prodhuesin shtetëror EMV. Ai paralajmëroi se gjatë kësaj ose javës së ardhshme do të mbahet një takim i përbashkët pune, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohet një çmim mesatar i energjisë elektrike 5 deri në 10 për qind më i ulët se ai aktual. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Këtë javë ose javën tjetër do të kemi një takim pune, në thelb për mënyrën se si blihet energjia elektrike në treg. Në rastin e furnizuesit universal, shpërndarësi, domethënë…
Zyra e Jashtme për Çështje Penale e Delçevës ka ngritur padi penale kundër ish-drejtor të Ndërrmarrjes Publike “Pyjeve Kombëtare” për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Nga zyra e jashtme sqarojnë se se i akuzuari, ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke lidhur dhe nënshkruar tetë kontrata për blerjen dhe shitjen e masës drusore të dëmtuar nga zjarri me gjashtë persona juridikë. ZYRA E JASHTME PËR ÇËSHTJE PENALE E DELÇEVËS “I akuzuari V.G., ish-drejtor i NP ‘Pyjeve Kombëtare’, në periudhën nga 13.02.2023 deri më 07.05.2024, ka lidhur dhe nënshkruar tetë…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Komuna e Çairit po nis procedurat për realizimin e një projekti të rëndësishëm kulturor – transformimin e hapësirës mbi Sheshin “Skënderbeu” në Bibliotekën Shqipe. Biblioteka e re do të jetë një hapësirë moderne, e dedikuar për nxënësit, studentët, studiuesit dhe të gjithë qytetarët, duke krijuar kushte të reja për lexim, mësim, kërkim dhe zhvillim kulturor. “Po ndërtojmë Bibliotekën Shqipe. Po nisim procedurën për transformimin e hapësirës mbi Sheshin ‘Skënderbeu’ në një bibliotekë moderne, të hapur për nxënësit, studentët dhe të gjithë qytetarët. Kjo do të jetë një shtëpi e dijes dhe…
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, bëri të ditur se janë përmbyllur përgatitjet për provimin e radhës të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që zhvillohet nesër. Pas mbledhjes së fillimjavës me 52 zyrat vendore të arsimit, drejtoritë rajonale dhe Komitetin e Organizimit të Maturës Shtetërore, ministrja njoftoi se ka përfunduar procesi i hartimit të tezës dhe ka nisur shpërndarja e materialeve të provimit në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe Policinë e Shtetit. “Ka mbaruar tashmë procesi i hartimit të tezës dhe ka filluar shpërndarja e kutive në një bashkëpunim të plotë me Postën Shqiptare dhe Policinë e Shtetit,…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. Bëhet me dije se u vra me armë zjarri Ardian Baloshi, teksa siç mëson gazetarja Xhensila Kodra, konflikti ka nisur në një kalçeto. Gjithashtu policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Sadik Llanaj që vrau me armë Ardian Baloshin.
Një person ka humbur jetën sot pasi u vra me armë zjarri në Kamëz Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se person u paraqit në Spitalin e Traumës, ku më pas ndërroi jetë. Sakaq, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes. Vijon…

