Përpara festave të nëntorit, vitin e kaluar, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi zyrtarisht procedurën konkurruese për zgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një godine të re multifunksionale në truallin ngjitur, që parashikohet të jetë një kullë në lulishten që ndodhet aktualisht pas Pallatit të Kongreseve. Bëhet fjalë për një nga projektet më simbolike dhe më të ndjeshme urbanisht në kryeqytet, jo vetëm për shkak të vendndodhjes në një zonë të lakmuar, por edhe për ndërthurjen mes trashëgimisë kulturore, interesit publik dhe zhvillimit imobiliar. Por më 19 Janar, pa shumë…
Author: almakos
Në kuadër të projektit “Safe City” prej sot e deri më 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i aparateve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje në trafik. Testimet do të realizohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi, nuk do të qarkullojnë derisa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zbatohen ekskluzivisht në lokacione me kamera të vendosura në rajonin e Qytetit të Shkupit.“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve t’i…
Prokuroria Themelore në Gjilan është aktivizuar në lidhje me hetimet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Arianit Sllamnikut. Në një përgjigje të dhënë për lajmi net, Prokuroria në Gjilan njoftoi se tanimë kanë autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë. Gjithashtu Prokuroria tha se do të na mbajë të informuar në lidhje me veprimet e mëtejshme. Burime të këtij mediumi bëjnë me dije se Arianit Sllamniku tanimë është duke u intervistuar nga zyrtarët policorë të Kosovës. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, më datë 20 janar 2026, ka autorizuar Policinë…
Në Belgjikë ka nisur gjyqi për vrasjen e Ardit Spahiut, ku hetuesit lexuan të hënën mijëra mesazhe të shkëmbyera përmes aplikacionit Sky Ecc mes nëntë të pandehurve. Procesi kundër Franc Gergely, i njohur me nofkën “Çopja”, dhe tetë të akuzuarve të tjerë nisi këtë vit, më 5 janar.Nga mesazhet e lexuara në seancën e së hënës rezulton se kodi SKY i atribuuar Flobenc Meçjas, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel. “Shpresoj ta mbarojmë këtë maskara deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”,…
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila shërben në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Verifikimi i pasurisë së Irena Gjokës u zhvillua mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Njoftimi: Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më…
Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari ka ndalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani, si presidente e vendit edhe për mandat. Bajraktari, i cili ishte përfolur në publik si kandidat i mundshëm për president të Kosovës, përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje deputetëve, të pozitës dhe opozitës që të votojnë Osmanin edhe për një mandant. “Për 5 vite presidentja Vjosa Osmani ka punuar ngushtë me komunitetin shqiptaro- amerikanë dhe me miqtë tanë në Uashington. Punën që kemi nisur së bashku nuk duhet të ndalet, objektivi është i qartë, anëtarësimi…
Temperaturat e mëngjesit në vend ishin dukshëm të ulëta; në Berovë janë matur -11 gradë celsius. Pasojnë Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodër e Diellit me -10 gradë, Shkup–Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë regjistruar në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup–Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip, termometrat kanë shënuar -7 gradë. Shtresa më e lartë e borës këtë mëngjes deri në orën 7:00 është në Kodër të Diellit– 24 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra. MARKETING
Kronikë Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Një 57-vjeçar u vra me sende të forta, pas një konflikti me një të ri për prekjen e makinave. Ngjarja ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku viktima mbeti Petrit Ndou, ndërkohë në pranga u vu autori i dyshuar, Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë. Mësohet se Petrit Ndou u godit me çekiç pas sherrit nga 28-vjeçari Andi Vokri. “Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Thumanë – Krujë, ku dy persona janë konfliktuar pas një aksidenti, ku njëri prej tyre është vrarë me sende të forta. Mësohet se viktima është Petrit Ndou 57 vjeç, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç. Dyshohet se i riu ka goditur me çekiç 57-vjeçarin, duke e lënë atë të vdekur. Njoftimi i policisë Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur…
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Mërkuri, i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.Mësohet se ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë, pasi dy ditë më parë, më datë 18 janar, rreth orës 20:21, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme. Mësohet se vdekja i ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. NJOFTIM PËR SHTYP Sot,…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se së bashku me një delegacion qeveritar të rangut të lartë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Sipas Mickoskit, delegacioni qeveritar do të jetë pjesë e takimit të 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku pritet të zhvillohen një sërë takimesh të rëndësishme me fokus përmirësimin e situatës ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja. “Gjatë ditëve në vijim do të kemi takime të shumta që presim të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në tërheqjen e një numri të…
Disa zona të Tiranës janë zhytur në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Shkak dyshohet se është bërë një defekt në linjën e OST 110 kv, që ka lënë pa energji disa zona pa energji në kryeqytet. Raportohet se deri më tani janë pa energji lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST, e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera! Për ngjarjen ka reaguar edhe…

