Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi, mesa duket nuk e ka pritur aspak mirë që influencerja Dea Mishel Hoxha ka replikuar me kryetarin e partisë së saj dhe kryeministrin Edi Rama, lidhur me sulmet e këtij të fundit ndaj blogerëve që kanë dalë në mbështetje të protestës për dorëheqjen e tij.
Teksa Dea i kujtoi kryeministrit se ndryshe nga blogeret shqiptare që janë vajza të artikuluar dhe të arsimuara, ai ka në kabinet deputetë që nuk dinë të numërojnë, si Zegjine Çaushi, kjo e fundit është revoltuar.
Deputetja e Fierit ka zgjedhur t’i shkruaj drejtpërdrejtë Dea Mishelit në rrjetet sociale duke e ofenduar rëndë e duke e quajtur “shëmtirë”.
“Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”, i ka shkruar ligjvënësja socialiste Deas, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se është fiks ashtu siç e kishte pritur, “analfabete funksionale”.
“Hahahahahaha o yll, je fiks çfarë pres nga një analfabete funksionale. Unë dhëmbet i drejtova, prandaj s’po e marr personale. Ti si e ke planin, do mësosh shqip?”, i është përgjigjur Dea Zegjinesë.
“Ka marre Zeqineja foto të montuara që të ndihet mirë me veten. Tamam përgjigje diplomatike”, ka shkruar Dea ndër të tjera në postimin që ka bërë publik në “Instastory”.


