Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 15 shoferë në mbarë vendin për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.
Sipas MPB-së, 12 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtim.
Tre nga shoferët pa patentë janë ndaluar në Manastir, nga dy në Koçan dhe Shkup, ndërsa nga një rast është evidentuar në Tetovë, Demir Kapi, Strugë, Dibër dhe Prilep.
Ndërkohë, një person në Dellçevë dhe një në Veles janë kapur duke drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Një tjetër person në Shkup është ndaluar pasi ka vozitur edhe pse kishte të shqiptuar masë aktive ndalimi për drejtim të automjetit.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, gjatë periudhës së ndalimit të drejtimit ose nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.


